Fillimi Opinion/AnalizaKUSH PRISH TOLERANCËN KOMBËTARE DHE ATË FETARE NË SHQIPTARI???

KUSH PRISH TOLERANCËN KOMBËTARE DHE ATË FETARE NË SHQIPTARI???

nga Shekulli Agency

savash-veliu-Edhe pse  FAIK KONICA ka qenë Kristian, ai pranoj këtë fakt; “Sot individ me emra musliman nuk pushojnë së punuari me vepra e gjuhë kundër Islamit dhe Muslimanëve”!

Shkruan: Savash VELIU

… Të gjitha këta sulme papreseden janë të drejtuar ndaj indit Shqiptar me shkass për të Dezintegruar dhe ta përçarë Shoqërinë Tonë në grupacione të vogla jo-efektive të influencuara nga Qendra të Autorizuara Ndërkombëtare të Logjistikuar me Missionar të ndryshëm Qeveritar dhe Joqeveritar që financojnë drejtpërdrejt dorasit e tyre me pamje shqiptari…!!??

Metoda e të vepruarit të tyre popular është veprimi përmes Sistemit Sekular Shtetëror e cila mbron tezën dhe kauzën mbi Liritë e të Shprehurit ose Liberalizëm i pa fund!

Ky Liberalizim sekular nuk është tolerante ndaj besimeve fetare kur kërkon disa grupeve që të braktisin besimin e tyre! Ka gjasa të miratohen ligje duke kërkuar që institucionet muslimane të mos diskriminojnë askënd në bazë të orientimit fetar dhe ate homoseksual. Atëherë si mund të quhet tolerancë kjo, kur të gjitha këto gjëra, nga perspektiva humane, do të shkatërronin kulturën morale të komuniteteve dhe do të minonin në themel besimin dhe autonominë e tyre e të besuarit?

Sot në Kosovë e gjetiu edhe pse komuniteti katolikë është një minoritet i vogël por për nga urrejtja ndaj Muslimanëve janë të shumtë sic janë; Berat Buzhala me gazetën “Express”, Fahri Xharra me bijat e tij “Zëri” (Arbana dhe Besiana Xharra), Anton Kqira si prift, Artan Haraqia si gazetar, Alma Lama si deputete, Kastriot Myftaraj dhe plotë të tjerë nga plani i dytë u lejohet të bëjnë vargun e atyre që e shprehin haptazi urrejtjen dhe fyerjen ndaj Islamit në Kosovë e gjetiu.

Thuhet se; …”Dinari dhe Dirhemi shkatërruan Popujtë e parë. Ata janë edhe Shkatërruesit Tuaj”!

Derisa në anën tjetër nuk ka ndonjë musliman në Shqiptari të ketë shprehur urrejtje ndaj këtij komuniteti Katolikë, jo vetëm sot por historikisht edhe pse janë shumicë absolute në trojet tona. Nëse ndodh që një musliman të merr guximin e të shpreh me të drejtë revoltën e tij në mediat vendore, me automatizëm do të etiketohet si “ekstremist ose xhihadist” përse..?!

Shkaku se, pas këtyre institucioneve laike qëndrojnë ligjet shtetëror dhe Sistemi Shoqëror Kushtetues Sekular, Kuvendi (Organi më i lartë i saj), Sistemi Shkollor Sekular me Mediat Shtetërore dhe ato Private të drejtuar mbi bazë sekulare dhe çdo gjë që i kundërvihet interesave të tyre do të ndeshet me sanksione për veprim kundër rendit shoqëror dhe rrënimit të Sistemit Shtetëror Sekular e drejtuar nga ekstremizmi dhe terrorizmi islam!!?? Logan Smith thotë; “Shumë prej nesh e shesin shpirtin dhe jetojnë me shpërblimin e marrë, pa e humbur qetësinë perfekte të ndërgjegjes”!

Tash lë të kuptohet se në Trojet Shqiptare, vërtetë a ka Tolerancë Fetare apo jo! Tolerancë ka, por vetëm njëanshëm dhe atë tolerancë vetëm mbi sekularistët dhe laikët hipokrit!

Muslimanët të cilët janë Shumicë dhe të cilët po e bëjnë tolerancën duke e duruar këtë urrejtje publike e cila po bëhet kundrejt tyre nga minoriteti katolikë, është meritë e bërë nga Besimi i tyre Islam.

Po të ishin shumicë komuniteti i katolikëve, ndërsa në anën tjetër muslimanët të ishin pakicë, versionet si në Burma, Israel etj, do ishin ngjarje të zakonshme tek ne!

Presidenti Hashim Thaçi deklaroj se; Për të arritur ëndrrën evropiane, kosovarët duhet të jenë “më katolik se Papa”, në mënyrë që t’i bindim mohuesit dhe skeptikët që ëndrra dhe rruga evropiane është mundësia jonë e vetme, kontrata më e mirë që mund ta nënshkruajmë për të siguruar të ardhmen tonë!?

Tha se; Kosova nuk është muslimane por një shoqëri qytetarë sekulare. Shërbimet të Sigurisë kanë bërë 110 arrestime dhe kanë siguruar 67 aktakuza dhe 26 dënime kundër mbështetësve të ISIS-it në vendin tonë. Kurse, Sekretari John Kerry, theksoi se Kosovarët janë liderë regjional në luftën kundër ekstremizmit, pas missionit të dështuar nga ata!!

… Një kohë një njeri i mençur u pyetë: “Kur shkatërrohet një shoqëri”?
Ibën Mu’riu tha, “Kur ka intelektual pa fe dhe fetarë pa intelekt”!

Edhe Kruetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se, Kosova duhet të jetë më shumë i fokusuar të lidhet edhe më me Evropën dhe Amerikën e në këtë mënyrë të largohet nga Turqia e t’i bashkëngjitet më shumë shtetit Israel, sepse kemi ngjashmëri me Israelin!? Nëse vjen pyetja mes Turqisë dhe Evropës, Kosova zgjedh Evropën.

Gjithashtu në agjendën e goditjeve të ulta ndaj Kombitë tonë janë edhe deklarimet e Katoliko-Centristit dhe Mercenarit të VATIKANIT Imzot Dodë Gjergji në vizitën e Romës e organizuar për Nënë Terezë, duke kujtuar origjinën katolike të Kosovës dhe kulturat e mëvonshme që kanë lënë gjurmë gjatë shekujve, sidomos në atë otomane.

Ai tha se, komuniteti katolik edhe pse pakicë në Kosovë, ka arritur që të jetë shumë aktiv madje edhe në zonat ku rrethohen me popullatë muslimane. Ai arriti të ndërtoj qendrën Don Bosco në Gjilan, i munguar për 300 vite, ku janë 40 fshatra muslimane.

Dodë Gjergji ndihet krenar që po ndihmonë njerëzit të cilët ndihen se janë katolikë, por që janë konvertuar me forcë në musliman gjatë kohës së Perandorisë Osmane dhe tani dëshirojnë banorët nga Gjilani, kthim në origjinë!

Sipas Imzot Dodë Gjergjit, e rëndësishme është që Kisha katolike në Kosovë po forcohet çdo ditë e më shumë dhe se komunitetet si musliman si ai katolik bashkëjetojnë duke i ndihmuar njëra tjetrës. Sipas tij ky vit është një pranverë për Kishën Katolike në Kosovë. Për herë të parë në 700 vite mund të jetojmë të lirë, të flasim lirshëm dhe të japim kontributin tonë jo vetëm për katolikë por të gjithë shoqërinë e Kosovës”, vaj medet!!??

Dihet se, Kishat Kristiane Shqiptare të admistruara gjatë periudhës Osmane ishin të vetmit institucione fetare që predikojshin meshat e tyre në gjuhën shqipe, derisa ata të administruara nga Kisha greke dhe Kisha Romake i kryeninë ritualet në gjuhën greke dhe latine!

Pra, pas këtyre deklaratave “DALLKAUKË (dyftyrëshe)” duhet nxjerrur përfundim se; …”Të rrezikshëm janë ata armiq, të cilët nuk mund t’i diktoni” thotë Sharll Degolli, shumë me vend!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies