31
Rreth iniciativës për themelimin e asociacionit të komunave shqiptare në Serbi është deklaruar edhe Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Gjuriq konsideron se një iniciativë e tillë duhet të jetë e bazuar në realitetin dhe se ftesa për reciprocitet nuk është e mundur.
“Ftoj politikanët shqiptar nga jugu i Serbisë që të jenë urë bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve dhe të japin kontributin e tyre për normalizim të mardhënieve e jo të jenë instrument destabilizimi” ka thënë Gjuriq.
