Lëvizja BESA ka reaguar pas protestave kundër komunitetit musliman në Kriva Palankë. duke vlerësuar se është kundër çdo akti të dhunshëm në parim, e aq më tepër kur me akte të tilla dhunohen liritë dhe të drejtat njerëzore, ndër të cilat është edhe liria e praktikimit dhe e shprehjes së besimit.
“Është tejet tendencioze që në një qytezë gati plotësisht njëetnike maqedonase dhe kryesisht monofetare ortodoks, të ngrihesh e të protestosh kundër islamizimit të këtij vendi, sepse po ndërtohet ndonjë faltore e një feje tjetër, në këtë rast myslimane.
Parashtrohet pyetja: cili njeri i logjikshëm dhe racional do të besonte se po islaimizohet Kriva Pallanka nëse aty do ndërtohet një xhami e vogël”.
Lëvizja BESA vlerëson se kësaj fryme i ka ndihmuar dhe e ka ushqyer me islamofobi edhe ekstremizmi ortodoks që e ka prodhuar kjo qeveri, në të cilën detyrimisht hisen e saj e ka partia shqipfolëse BDI, që sillet krejt indiferente ndaj këtyre veprimeve antiqytetëruese dhe antinjerëzore.
“Këta njerëz që sot qeverisin me shtetin janë të gatshëm të bëjnë pakt edhe me djallin për ta shpëtuar veten e jo më të nxisin incidente ndërfetare e ndëretnike”, theksohet në fund të komunikatës së Lëvizjes BESA.
Shekulli Agency: