Zëdhënësi i presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, tha se sulmet e Rusisë për më tepër se DAESH kanë si objektiv opozitën e moderuar në Siri.
Kalin, gjatë një programi të transmetuar në televizionin Al-Xhazira ka deklaruar se lufta në Siri tashmë nuk është më një çështje rajonale por, një çështje ndërkombëtare e cila prek të gjitha vendet në rajon.
Për Turqinë nuk përbën problem prania e ushtarëve rus në Siri në qoftë se luftojnë kundër DAESH-it, sesa sulmet ruse që deri më tani janë fokusuar kryesisht kundër opozitës së moderuar siriane, thekoi me tej Kalin.
Ibrahim Kalin tha Turqia nuk është për përshkallëzimin e krizës por, për shuarjen e saj.
Duke iu referuar zgjedhjeve të 1 nëntorit, Kalin ka theksuar se rezultati i tyre ka qenë një surprizë për shumë vëzhgues.
Ndërsa duke iu referuar kushtetutës së re në Turqi , tha se nevojat e vendit do të përcaktojnë nëse do të qëndrojë sistemi i tanishëm parlamentar apo do të nxjerrë nevojën për sistemin presidencial si prioritet nevojave të vendit.