Teksa në Shqipëri dhe Kosovë ka tensionim të situatës politike ndërmjet pozitës dhe opozitës, Serbia po vazhdon mobilizimin e saj me armatim të rëndë nga Rusia Putiniste duke shfrytëzuar tensionet politike edhe në Maqedoni.
Shkruan: Savash VELIU
Ndërkohë, jo rastësisht Patriku i Kishës Ortodokse Sërbe, Irinej, proklamon në Nish se të gjithë serbet janë të detyruar të ngrenë zërin në mbrojtje të Kosovës e Metohisë dhe “nëse ndodh përdorimi i forcës, duhet bëjmë çdo gjë që me hatër a me forcë ta kthejmë atë”. Poashtu në mënyrë të orkestruar serbët e bosnjës kërcënojnë se; “Do të rrjedh përoj gjaku në Sarajevë”! Gjithashtu sansholizierja Merkel nuk vonoi dhe përsëriti të njëjtin refren, “Në Ballkan mund të ketë Luftë”!?
Në politikë nuk ka rastësi, ngjarjet shkojnë e lidhen njëra me tjetrën. Diku po shtypet “butoni” dhe në të njëjtën kohë fillojnë në mënyrë korale të hudhen fjalë kërcënuese në “eter” dhe kjo merr ‘’rrugëtimin” e drejtuar drejt qëllimit të caktuar! Kjo është një metod “Sioniste” që gjen praktikim gjatë zbatimit të “Operacionit Shqisor”! Ngjarje që bëhet nga ekspertët sonist duke shpikur një “Gënjeshtër më perfekte” e cila duhet të jep më pas efekte të caktuara në opinion.
Ky ”operacion shqisor’’ e lansuar nga gënjeshtra duhet vazhdimisht të përsëritet pa rreshtur çdo ditë brenda 24 orëve në; “Mediume, Parlament, Lojra Sportive dhe në vendet e hapura” derisa ajo të ngulitet fortë në kokat e njerëzve duke krijuar efekte panike dhe hutie derisa ajo të bëhet gjë normale në përditshmërin e njerëzve!
Këtë politikë sot e aplikon Rusia përmes Serbisë dhe të njëjtën gjë e përsërit Evropa dhe NATO. Rusia llogaritë se ndikimi politik e ekonomik i Serbisë mbi Kosovën e Bosnjen mund të rritet, nëse kombinohet edhe me akte destabilizuese terroriste të “Cërna Ruka” të modelit të Apisit. Prandaj e duan figurën e tij të rehabilituar, që të bëhet frymëzuese në Serbi.
Kryeministrit serb, Aleksander Vuçiçit, i duhet edhe një rirehabilitim i kryeterroristit serb, që po planifikon t’i zhvillojë me ndihmën e Putinit. Vuçiçit tash po i duhen që të frymëzojë terrorizmin nga vëllazëria e re pansllaviste me Rusinë putiniane. Kjo i dedikohet objektivave të politikës së jashtme përkatësisht parnteritetit të ri me Putinin, i cili ndër të tjera synon ta armiqësojë direkt edhe më shumë Serbinë me Evropën.
Vuçic këtë e bënë për ta provokuar Bashkimin Evropian dhe për të krijuar keqkuptime e vonesa në rrugën e integrimit, gjë që është kërkesë e re e Rusisë poashtu për t’i destabilizuar shqiptarët dhe boshnjakët me organizimet e reja terroriste, që po ashtu tashmë qartësisht shihet se bëjnë pjesë në strategjinë e re të Rusisë në Ballkan.
Këtë e bëjnë së bashku edhe Evropa edhe NATO, ndoshta për të larguar vëmendjen e botës nga ngjarjet dhe finalizimi i operacioneve brenda Sirisë dhe Irakut në ricopëtimet e reja në sfera interesi gjeopolitike mes “aleancave” të tyre?!
Sot Rusia kërkon mbështetjen e Serbisë dhe të Maqedonisë duke depërtuar edhe në Malin e Zi për të ruajtur ndikimin e saj edhe nëBallkan si “kashta” e fundit e shpëtimit. Kjo ndodh në momentet kur Shqipëria dhe Kosova janë në konflikte të brendshme derisa Fqinjësia po ngre tensionet nacional-patriotike! Po të ndodh kjo Kosova është e pafuqishme të përballoj edhe një luftë tjetër!
Ndërkohë, NATO i tregon ‘’dhëmbët’’ Rusisë së Putinit, por kemi frikë se kjo mos të ndodh si më parë me Ukrainën duke mbetur vetëm në kërcënime “verbale”!!
Ardhja e Rusisë në Ballkan përmes sistemit të raketave tronditi rajonin dhe veçanërisht Kosovën. Reagimet vijnë pas marrëveshjes së Beogradit me Moskën lidhur me vendosjen e një “Bondstilli” në qytetin e Preshevës, shumë afër kufirit me Kosovën.
Serbia është duke vazhduar lojën e dyfishtë me bashkëpunim paralel me BE-në dhe me Rusinë. Sigurisht se qëllimi saj final është BE mirëpo në mënyrë që të fus në lëvizje BE-në ajo përdorë kartën “e bashkëpunimit strategjik me Rusinë”.
Lufta në Ukrainë, dërgimi i forcave Ruse në Siri si dhe pjesëmarrja aktive ne bombardime janë elemente të majftueshme se bota po trazohet nga një fillim i mundshëm i luftës së tretë. Marrëveshja e fundit me Moskën është një “lojë me zjarrin”, që do të ndikojë në marrëdhëniet me fqinjët, e se ajo minon politikën e nisur për pajtimin mes fqinjëve ballkanikë. Kjo politikë e promovuar nga Vuçiq merr fund në momentin e instalimit të mbrojtjes së raketave ruse, që do të sjellë edhe ndërhyrjen e NATO-s..!???