Fillimi ReflektimKërcënohet Albin Kurti me “kallje me benzinë midis sheshit”

Kërcënohet Albin Kurti me “kallje me benzinë midis sheshit”

nga Shekulli Agency

222Sot, me një shpejtësi të pazakonshme për sistemin tonë të drejtësisë, u dënua një qytetar që i shqetësuar për padrejtësitë që po i bëhen Kosovës, paska “kërcënuar” ministrin Arban Abrashi dhe djalin e kryeministrit.

Derisa vetë kryeministrit i trajtohen tash e 2 vite 70 lëndë për krime e korrupsion; derisa djemtë e tij tash e 2 vite kanë procese të hapura për keqpërdorime; derisa gjithandej nëpër media raportohet nepotizmi me tendera i kryeministrit Mustafa; derisa Ramadan Muja i PDK-së tash e 2 vite nuk gjykohet për keqpërdorimet e komunës… gjykatat e Isa Mustafës godasin qytetarët, vetëm atëherë kur cenohen familjarët apo ministrat e tij.

Ditëve të fundit e pamë hapur se si preokupimi kryesor i kësaj qeverie është ruajtja e pronave të veta private. Qeveria nuk brengoset aspak për shtetin që po e defunksionalizon dhe ndanë etnikisht, nuk brengoset aspak për gjendjen ekonomike dhe sociale të qytetarëve që po ua rritë çmimet. Qeveria brengoset vetëm kur janë në pyetje djemtë e kryeministrit, ministrat dhe familjet e pronat e tyre private.

Para disa ditësh, deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! z. Fisnik Ismaili u kërcënua publikisht nga Ramiz Hoti, zyrtar i Policisë së Kosovës. Askush nuk ndërmori asgjë për këtë rast. Ndërkaq, para ca kohësh, një zyrtar tjetër policor me emrin Samet Uka kërcënoi deputetin e VETËVENDOSJE!-s Albin Kurti me “kallje me benzinë”. Askush nuk ndërmori asgjë për këtë rast.

Ne nuk e kuptojmë se çfarë shteti demokratik e i drejtë qenka ky, që kur kërcënohet djali i kryeministrit apo ndonjë vartës i tij, reagon Policia me shpejtësi enorme dhe gjykata bëhet jashtëzakonisht efikase, ndërsa kur një zyrtar i shtetit kërcënon deputetin e opozitës, as nuk merret në pyetje nga policia se lëre më të arrestohet apo dënohet.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies