Në një deklaratë nga Nurol Holding theksohet se pasi është bastisur kantieri i ndërtimit të stadiumit në rajonin Sadr të Bagdadit, 18 punonjësit turq janë marrë me forcë nga persona me uniformë ushtarake.
Bëhet e ditur se punëtorët turq janë rrëmbyer në ndërtesën e stadiumit e cila ndërtohet nga Nurol Holding në Bagdad të Irakut dhe se numri i tyre është 18, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Nurol Holding theksohet se pasi është bastisur kantieri i ndërtimit të stadiumit me kapacitet prej 30 mijë personash në rajonin Sadr të Bagdadit, 18 punonjësit turq janë marrë me forcë nga persona me uniformë ushtarake.
Theksohet gjithashtu se kantieri është bastisur afërsisht rreth orës 03.00 nga një grup personash të pa identifikuar me uniforma. Nga informacionet paraprake mësohet se peronat në kantier kanë thyer dyert e dhomave dhe të zyrave dhe kanë kryer kontrolle.
Në deklaratën e kompanisë gjithashtu është theksuar se në lidhje me ngjarjen ka informuar Ministrinë e Jashtme dhe forcat e sigurisë lokale dhe është pohuar se: “jemi të gatshëm për çdo iniciativë në mënyrë që personeli të gjendet shëndoshë e mirë dhe që ngjarja të zbardhet sa më shpejt të jetë e mundur”.
Rrëmbimin e 18 punëtorëve turq në Bagdad, kryeqytetin e Irakut e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmuş. Ai ka pohuar se ata ishin duke punuar për një kompani ndërtimi turke që ushtronte aktivitetin në Bagdad.