Zlatan Ibrahimoviq ka pohuar se Milani ishte shumë i interesuar për transferimin e tij, por sulmuesi i PSG-së ka thënë se nuk kishte ofertë nga Arsenali. Gjatë afatit kalimtar të verës ishte spekuluar se 33-vjeçari do të largohej nga kampioni francez, me Arsenalin, Milanin, Manchester Unitedin dhe Interin që kishin shprehur interesim për të.
Por Ibra kur u pyet për interesimin e Milanit, ai është përgjigjur: “Ishte ofertë konkrete nga ata”. “Ka pasur shumë ekipe të interesuara, por unë kam thënë nga fillimi se do të qëndroj në PSG. Më pëlqen këtu, ne kemi ekip të mirë, familja ime ndihet mirë. Ata [Milani] më donin shumë”.
Kur u pyet edhe për interesimin e Arsenalit për të, sulmuesi është përgjigjur: “Jo, nuk ka ekzistuar interesim nga ata”.
