Një shkollë e mesme në qytetin Aarhaus të Danimarkës ka filluar t’i formojë klasat sipas përkatësive etnike të nxënësve
Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare të lajmeve të Suedisë TT, një shkollë e mesme në qytetin Aarhaus të Danimarkës ka filluar t’i formojë klasat sipas përkatësive etnike të nxënësve.
Shkolla e mesme Langkaer Gymnasium e cila njihet si një ndër më të vjetrat në vend, njoftoi se këtë zbatim e arsyetoi si përpjekje për “tërheqjen e danezëve në shkollë”.
Theksohet se në 8 vitet e fundit përqindja e danezëve në shkollë ka rënë prej 75 për qind në 20 për qind.