Fillimi ReflektimBeH, arrestohen 8 të dyshuar për vrasjen e rreth 100 boshnjakëve në Nevesinje

BeH, arrestohen 8 të dyshuar për vrasjen e rreth 100 boshnjakëve në Nevesinje

nga Shekulli Agency

Me urdhër të Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës janë arrestuar 8 persona të dyshuar për krime kundër njerëzimit në zonën e Nevesinjës.

Duke vepruar në bazë të urdhrit të prokurorit të Departamentit Special për Krimet e Luftës, oficerët e policisë së SIPA-s (Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes) në disa qytete kanë arrestuar tetë të dyshuar.

Të dyshuarit e përmendur janë ish-komandantë dhe pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës Sërpska dhe dyshohen për krime kundër popullatës boshnjake në zonën e Nevesinjës.

“Krimet kanë të bëjnë me vrasjen e rreth 100 boshnjakëve në Zijemlje, përfshirë dhjetëra gra, të moshuar si dhe një numër të madh fëmijësh, përfshirë fëmijë të moshës 15 ditë deri në 2-vjeç”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë së BeH-së.

Në krimin e kryer janë vrarë pothuajse familje të tëra Ploskiq, Shipkoviq, Aliçiq, Alibashiq, Mahiniq, Brajeviq, Çopelj dhe viktima të tjera.

Eshtrat e 49 personave janë gjetur ndërsa eshtrat e 47 viktimave ende po kërkohen.

Prokuroria e BeH-së në kuadër të punës në këtë rast ka arritur bashkëpunim të mirë dhe intensiv me SIPA-n e BeH-së dhe OSA (Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë) e BeH-së.

Të dyshuarit brenda afatit ligjor do t’i dorëzohen prokurorit kompetent, i cili do t’i shqyrtojë dhe do të vendos për veprime të mëtutjeshme.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies