Fillimi LajmeOperacion kundër ekstremit të djathtë në Gjermani, arrestohen 4 persona

Operacion kundër ekstremit të djathtë në Gjermani, arrestohen 4 persona

nga Shekulli Agency

Në një operacionin kundër ekstremit të djathtë në Këln të Gjermanisë janë arrestuar 4 persona.

Në deklaratën e policisë thuhet se në orët e para të mëngjesit në operacionet e kryera nga ekipet e forcave speciale në lagjet Nippes, Holweide dhe Mülheim të Këlnit kanë marrë pjesë edhe qen të trajnuar për eksplozivët.

Mësohet se janë kontrolluar fishekzjarrët, celularët dhe materialet e tjera të sekuestruara në operacionin e nisur me dyshimin e prodhimit të lëndëve plasëse të punuar me dorë.

Gjatë kontrollit është gjetur një sasi e vogël e drogës ndërsa janë arrestuar 4 persona me drogë në banesat e tyre.

Personat e arrestuar nesër do të dalin para gjykatës.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies