Fillimi PolitikëNATO dhe Gjeorgjia pajtohen të qëndrojnë vigjilentë ndaj Rusisë

NATO dhe Gjeorgjia pajtohen të qëndrojnë vigjilentë ndaj Rusisë

nga Shekulli Agency

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin me kryeministrin e Gjerogjisë, Irakli Garibashvili, u pajtuan që të mbesin vigjilent ndaj aktiviteteve destabilizuese të Rusisë dhe të shmangin përshkallëzimin e tensioneve.

Stoltenberg dhe Garibashvili zhvilluan bisedime në Bruksel rreth situatës së sigurisë në Evropën Lindore, duke përfshirë grumbullimin ushtarak rus në dhe përreth Ukrainës dhe aktivitetet e saj destabilizuese në rajonin e Detit të Zi.

“Ne u pajtuam për nevojën që të mbesim vigjilentë dhe t’i shmangemi përshkallëzimit”, tha Stoltenberg, duke paralajmëruar se “çdo agresion i ardhshëm rus do të kishte çmim të lartë dhe do të kishte pasoja serioze politike dhe ekonomike ndaj Rusisë”.

Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Gjeorgjisë dhe Ukrainës në NATO, duke u shprehur se dy shtetet kanë “të drejtën të zgjedhin aleatët e tyre dhe Rusia nuk ka të drejtë të diktojë këtë zgjidhje”.

Stoltenberg u zotua se NATO do të vazhdojë mbështetjen për Gjeorgjinë në zhvillimin e aftësive të saja të mbrojtjes me mbështetje detare, stërvitje të përbashkëta dhe me ndarje të informacioneve.

Ai gjithashtu falënderoi vendin për kontributin në misionin dhe përpjekjet e NATO-s në Afganistan, në ndalimin e terrorizmit ndërkombëtar, si dhe për pjesëmarrje në evakuimet nga Afganistani.

Garibashvili tha se mirëpret bashkëpunimin e mëtejmë me NATO-n, duke u shprehur se anëtarësimi në NATO është pjesë e “politikës kryesore të jashtme dhe të sigurisë për Gjeorgjinë” që ka mbështetjen e “shumicës absolute” të popullit gjeorgjian.

Më vonë gjatë ditës, Garibashvili do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të BE-së dhe vendeve të Partneritetit me Lindjen , ku bëjnë pjesë Azerbajxhan, Armenia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies