Fillimi LajmeBota“Banja Lluka nuk mund të ndahet nga Sarajeva as Sarajeva nga Mostari”

“Banja Lluka nuk mund të ndahet nga Sarajeva as Sarajeva nga Mostari”

nga Shekulli Agency

“Përderisa këtu ka xhami, përderisa thirret ezani, zëri i ndërgjegjes njerëzore nga Banja Lluka do të arrijë deri në qiell”, tha Davutoglu

kot-davu-6544Hapja e xhamisë të Ferhat Pashës në Banja Llukë është një mesazh paqeje për të gjithë popujt e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) dhe për të gjithë njerëzit në botë, kurse BeH-ja është një trup unik, një zemër që nuk mund të ndahet, tha të shtunën në Banja Llukë, kryeministri i Republikës së Turqisë Ahmet Davutoglu, raporton (AA).

“Sot i falënderohem Zotit që kisha rastin për të ndarë me ju këtë ditë historike”, tha Davutoglu pas përshëndetjes drejtuar të pranishmëve dhe pasi falënderoi Zotin ai i dërgoi salavate Profetit Muhamed.

Davutoglu kujtoi vizitat e tij të mëparshme në BeH.

“Kur erdha katër vjet më parë në BeH për Ramazan, thash se nëse bota zhduket, dhe mbetet vetëm Sarajeva, bota nga aty mund të lindë përsëri. Atëherë përkthyesi akoma nuk kishte përfunduar, kurse nikoqirët filluan të duartrokasin. Pastaj i thash përkthyesit tim se nuk ka nevojë për përkthim kur i flet zemra-zemës. Kam ardhur këtu që ti flas zemra-zemrës, dhe jo vetëm zemrës time, por 78 milionë zemrave të turqve që përfaqësoj këtu. Ta dini se zemrat e 78 milionë miqve tuaj turq sot janë këtu, dhe jo vetëm sot, por gjithmonë. Dijeni pra, se kur ndokujt këtu i rrjedh hunda gjak, neve na kullon arterja kryesore. Dijeni pra, kur dëmtohet vetëm një gur i xhamisë, tek ne ndjehet si tërmet”, tha Davutoglu.

Kryeministri turk rikujtoi ngjarjet e para 23 viteve më parë kur në mënyrë barbare me dinamit u shkatërrua Ferhadija. “Këtë lajm e mora në Malajzi dhe rreth vetes kisha studentë nga BeH-ja. Ishin momente shumë të vështira. Më vonë për vizitë erdhi Alija Izetbegoviç, dhe qamë së bashku”, tha ai.

“Të jesh i pranishëm këtu 23 vjet pas kësaj është një nga nderimet më të mëdha të jetës sime, edhe pse jo fizikisht, shpirtërisht është i pranishëm edhe Alija”, shtoi Davutoglu.

Kur më 2011-ën ishte në Banja Llukë, tha Davutoglu, ndërtimi i Ferhadijes pothuajse ishte ndaluar “dhe atëherë si ministër i Punëve të Jashtme lëshova urdhër për vazhdimin e ndërtimit. Falë Zotit, sot ajo po hapet. I falënderoj të gjithë ata që kontribuan në hapjen e saj” .

“Hapja është e rëndësishme nga tre kënde, thotë Davutoglu, ku e para është ndjenja e ndërgjegjes dhe vetëdijes. 23 vjet më parë, ata që minuan xhaminë, nuk minuan vetëm xhaminë, por edhe ndërgjegjen dhe ndërgjegjësimin njerëzor. Duke ndërtuar xhaminë”, tha kryeministri turk, “ne ndërtojmë këtë vetëdije. Këtë e dëshmon prania e prijësve fetarë në Banja Llukë.

“Përderisa këtu ka xhami, përderisa dëgjohet ezani, zëri i ndërgjegjes së njerëzve nga Banja Lluka do të prekë deri në qiell”, ka thënë Davutoglu. Aspekti tjetër i rëndësishëm i hapjes së Ferhadijes, siç ka thënë, “është trashëgimia jonë e përbashkët kulturore. Le të dihet se e gjithë trashëgimia e përbashkët kulturore na takon neve të gjithëve dhe bashkë do ta mbrojmë”.

“Xhamia e Beut te Ura e Vjetër në Mostar, Xhamia e Allaxhës janë produkte të trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore. Me vullnetin e Zotit, ne së bashku do të hapim edhe xhaminë Allaxha. Siç ishim në Mostar dhe siç ne jemi sot këtu në Banja Llukë. Kur isha në vitin 2005 në Foça, fala dy reçate namaz në vendin ku ishte pjesë e gurit nga mihrabi, dhe dërgova një lutje që Perëndia të lejojë që përsëri të dëgjojmë thirrjen e ezanit. Ju premtoj se çdo monument i trashëgisë sonë të përbashkët kulturore i shkatërruar në BeH do të rindërtohet. Ky është premtim në emër të presidentit, qeverisë dhe qytetarëve të Turqisë”, ka thënë Davutoglu.

Ai më tej shtoi se “askush nuk duhet ta shqyrtojë përse jemi këtu. Këtu jemi për shkak të vëllazërisë, bukurisë. Kemi ardhur për shkak të multietnicitetit, për shkak të Bosnjë e Hercegovinës”.

“Kemi qenë, jemi dhe gjithmonë do të qëndrojmë këtu”, ka thënë kryeministri turk.

Në fjalimin e tij me rastin e hapjes solemne të xhamisë Ferhadije, Ahmet Davutoglu iu përkushtua ardhmërisë së BeH-së.

“Çështja e tretë e rëndësishme është e ardhmja e BeH-së. Ajo është unike me të gjithë popujt dhe fetë e saj është një qenie, një zemër. Ata që duan të ndajnë atë, ndajnë një zemër. Banja Lluka nuk mund të ndahet nga Sarajeva apo Mostari nga Sarajeva. Prandaj, jetën e kanë humbur dëshmorët në Srebrenicë dhe kujtojmë ata sot si çdo vit kur mblidhemi në Srebrenicë. Hapja e Ferhadijes është një mesazh paqeje për të gjithë, për të gjithë popujt në BeH dhe në botë. Ky mesazh duhet të interpretohet në mënyrë korrekte. Pak qytete ka në botë, si në Sarajevë, ku ata janë të afërt me vende të ndryshme të adhurimit. Ndoshta edhe në Stamboll. Nëse keni ruajtur atë karakter, atëherë mirëqenia e popullit do të ruhet. Le ta bekojë Perëndia këtë bukuri në të gjithë BeH-në. Le t’u japë Perëndia paqe të gjithë popujve në BeH-së për të jetuar së bashku në prosperitet të ruajnë unitetin e BeH-së. Të mos përsëritet kurrë ajo që ndodhi në BeH, trishtim dhe pikëllim, dhe le të na japë forcë Perëndia që amanetet dhe amanetet e bukura të Alija Izetbegoviçit ti ruajmë”, ka thënë Davutoglu, duke shtuar se në fund do të donte ti drejtohet Alija Izetbegoviç-it:

“O lider i madh, le të jetë vendi i njeriut të urtë në parajsën e bukur. Sot ne dëshmojmë se në rrugën tënde ke dhënë një mësim të njerëzimit dhe ne do ta ruajmë deri në fund me këto arritje. Çdo xhami do të rindërtohet, çdo zemër do të shërohet, dhe BeH-ja do të jetë ajo që keni ëndërruar, unike përgjithmonë. Le ta ruajë Perëndia Bosnjë e Hercegovinën dhe me të le të jetë e lumtur edhe Turqia”, tha kryeministri turk Ahmet Davutoglu në Banjë Llukë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies