Fejzi HAJDARI
Ju reagimin për incizimet e publikuar ndërmjet dy funksionarëve të lartë të BDI-së, e bëni, jo për shkak se jeni të nxitura nga parimi dhe ndonjë arsye tjetër, por për shkak se deri dje, kishit shpenzuar shumë fjalë e energji, që protegonisten e incizimit, të na impononi si “model emencipimi!”. Ju jo vetëm atëherë, por edhe tani gaboni. Pra, gaboni dy herë. Ju mundoheni të luani rol avokatie, në momentin kur skandali ka marrë përmasa pothuajse të pariparueshme, sepse nëse deri dje kishim dyshim, sot gjithcka dëgjuam me veshë.
Pastaj më habit fakti se saherë që struktura të caktuara shqiptare (gjithnjë ato në qeveri), përballen me të tilla skandale, del dikush nga Tirana e Prishtina (i/e paftuar, i/e paautorizuar) dhe mundohet me na shitur mend. A ka mundësi që ju (te paftuarit!) t’i shikoni punët tuaja, që fatkeqësisht, i keni ama SUPERSKANDAL në rrethet e ambijentet ku jetoni. Mjaftë më me sehir nga distanca… Ne, vërtetë që kemi nevojë për këshilla e sugjerime vëllazërore dhe për dije, por jo edhe për avokati, në raste skandalesh. E mirëpresim cdo këshilla që për qëllim ka kultivimin e vlerave kombëtare, morale dhe sidomos mbrojtjen e interesit shqiptarë në Maqeedoni, por jo edhe për këtë gjëra…
Tani është kohë kur Ju, dy zonjat, duhet të jemi përgjegjësi ose me mirë t’i kërkoni faalje shqiptarëve të Maqedonisë, për mashtrimin osë më mirë thënë: “Për fjalët e pamatura e paanalizuara mirë”.
Derisa kishim dilema ishim në dilema në rregull, ama tashti që dëgjuam gjithcka, nuk ka më dilema. E keqja e madhe konsiston tek momenti, se ai ‘tipi i incizimit’, kahjen e muhabetit e kanalizonte tek një person i tretë, në funksion të “mbrojtjeve të interesave”! Pra, me pak fjalë, me keqardhje konstaoj, ai sillej si makro! Kjo nuk i falet askujt, nëse do të dëshmohet se është e vertetë, megjithse shumëcka u dëgjua. Ata janë përfaqësues të lartë të politikës shqiptare në qeveri. Dhe ta sakrifikosh dikë, që ka marrë legjitimitetin nga populli, për interesa të veta në atë mënyrë, është superkrim që nuk falet.
Përpjekjet për ta relativizuar dhe mbrojtur këtë skandal, janë të barabarta me TREFISHIN E KRIMIT MORAL!
Për hair i qoftë atij që do të përpiqet ta mbrojë, kuptohet nëse ka të tillë akoma!
P.S. Mos lini hapesire dyshimi edhe per kete rol avokatie!
