Ata ishin edhe pro zgjedhjeve të 24 prillit. Ata që na gënjyen (me platforma boshe), që na mashtruan me arsyetime të ndryshme, që na i manipuluan zgjedhjet (për një të ardhme më të mirë), që i vranë të pafajshmit (komandantët pa kurrfarë prononcimi), që montuan raste të shumta (Monstra, Kumanova etj…), burgosën ushtarët e tyre që u’a ngatërronin këmbët në politikë, ata e kanë vetëm një emër – janë TË PAMORALSHËM.
Ata e shpërbënë Parlamentin vetëm për një arsye – që sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet e 24 prillit. Ata e dinin fort mirë se me atë listë të papastruar (ku shumë të vdekur “ngjallen” dhe “votojnë” për VMRO – BDI-në), përsëri do t’i fitonin zgjedhjet edhe atë bindshëm, sepse dihej fituesi. Këta njerëz të pamoralshëm dëshironin ta pastrojnë dosjen e tyre amorale me korruptime të ndryshme pas 24 prillit. Siç thonë “avokatët e djallit”, arsyeja e përshpejtimit të tyre për zgjedhje ishte: kriza me refugjatët mos të dalë jashtë kontrollit dhe njëkohësisht mos të mbahen zgjedhjet në muajin e bekuar të Ramazanit. Dashamirë, jam i bindur se udhëheqësit e kësaj partie (përjashtoj votuesit e saj), asnjëherë s’kanë menduar për refugjatët, kam përshtypje se shumë prej tyre edhe nuk e agjërojnë Ramazanin, gjë që nuk duhet të na interesojë neve si njerëz. Por, përdorimi i këtyre shkaqeve si pretekst për përshpejtimin e zgjedhjeve është hipokrizi e patolerueshme. Mendoj se ata shpejtonin për zgjedhje, që të shpëtojnë nga dënimi që i pret, sepse e dinin shumë mirë se çka kanë bërë. Ata i frikësohen humbjes në zgjedhjet e ardhëshme, sepse nga dita në ditë po e shohin euforinë e partive të reja, që BESA po i forcojnë radhët e tyre.
