Fillimi LajmeBotaIzrael, bashkësia arabe në grevë të përgjithshme

Izrael, bashkësia arabe në grevë të përgjithshme

nga Shekulli Agency

Shtetasit e Izraelit me origjinë palestineze, të cilët jo rrallëherë i quanin edhe “Arabë 48”, sot kanë nisur grevë të përgjithshme në të gjitha komunat e Izraelit

pal-65544Me rastin e shënimit të 40 vjetorit të Ditës së truallit, arabët e Izraelit sot kanë hyrë në grevë të përgjithshme një ditore.

Shtetasit e Izraelit me origjinë palestineze, të cilët jo rrallëherë i quanin edhe “Arabë 48”, sot kanë hyrë në grevë të përgjithshme në të gjitha komunat e Izraelit në të cilat banojnë.

Greva nisi pas thirrjes së Këshillit të lartë të arabëve izraelitë, ndërsa e kanë mbështetur të gjithë izraelitët me origjinë palestineze të cilët janë të punësuar në institucionet lokale publike dhe në sektorin privat.

Në ditën e sotme të vitit 1976 autoritetet izraelite u konfiskuan qindra hektarë truall shtetasve me origjinë arabe.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies