Fillimi LajmeZjarr në një xhami në Suedi

Zjarr në një xhami në Suedi

nga Shekulli Agency

Xhamia Imam Ali në kryeqytetin e Suedisë, në Stockholm, për shkak të një zjarri në mesnatë pësoi dëme të mëdha dhe u bë e papërdorshme, raporton (AA).

Drejtori i Zjarrfikëses së Stockholmit, Tobias Akesson, në një deklaratë për televizionin publik të Suedisë SVT tha se kanë ndërhyrë në zjarrin e rënë mbrëmë në xhaminë Imam Ali, që ndodhet në rajonin Jarfalla të kryeqytetit. Duke bërë të ditur se deri më tani nuk është hasur në ndonjë element të dyshimtë, Akesson tha se arsyeja e zjarrit është duke u hetuar.

Zëdhënësi i xhamisë Imam Ali, Akil Zahiri, në një deklaratë për SVT tha se gjendja e xhamisë tani është e papërdorshme. Duke vënë në dukje se janë të shqetësuar, Zahiri bëri të ditur se për shkak të zjarrit janë dëmtuar 3 mijë libra të cilat kanë qenë në xhami.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies