Rritet në tre numri i ushtarëve të vrarë në luftimet dy ditore midis militantëve të oragnizatës terroriste PPK dhe forcave të sigurisë në rajonin e Diyarbakirit të Turqis juglindore.
Vriten edhe dy ushtarë të tjerë mëngjesin e hershëm të së mërkurës pas përplasjeve me militantët organizatës terroriste PKK në rajonin e Diyarbakirit të Turqisë juglindore, thuhet në deklaratën e forcave të sigurisë, duke e rritur numrin e të vrarëve në tre, në konfliktet dy ditore.
Forcat e armatosura turke thanë të martën në mbrëmje se luftimet filluan kur komanda rajonale e xhandarmërisë ka nisur një operacion të hënën në mbrëmje pasi që pjesëtarë të dyshuar të PKK-së kishin ngritur postblloqe në autostradën mes Diyarbakirit dhe Bingolit.
Katër ushtarë u dërguan në spital, ku njëri prej tyre ndërroi jetë të martën.
Një prej dëshmorëve është identifikuar si komando i xhandarmërisë, rreshteri Latif Adiguzel. Babai i tij, Mustafa Adiguzel tha për Anadolu Agency se djali i tij ishte fejuar dy muaj më parë.
“Ne ishim duke u përgatitur për dasmën tërë muajin. Thuani atyre tradhtarëve (militantëve të PKK-së) se kam edhe dy djem tjerë”, tha ai.
Adiguzel do të prehet në vendlindjen e tij, në provincën Nevsehir pas ceremonisë së funeralit në Diyarbakir të mërkurën.
Dëshmori tjetër ishte komando i xhandarmërisë rreshteri, Muhammet Tufan, i cili la pas dy fëmijë. Ai jetonte në Eskisehir.
