Fillimi LajmeHeqja e alfabetit cirlik në Vukovar serish nxit tensione mes Kroacisë dhe Serbisë

Heqja e alfabetit cirlik në Vukovar serish nxit tensione mes Kroacisë dhe Serbisë

nga Shekulli Agency

sh-vukovar

Statuti i ri i këshillit të qytetit të Vukovarit nuk ka lejuar shenjat dygjuhëshe në ndërtesa, rrugë dhe institucione të qytetit, edhe pse ka kaluar një viti nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

 

Tensionet mes Zagrebit dhe Beogradit përsëri janë aktuale, ndërsa arsye për këtë është Statuti që solli këshilli i Vukovarit, me të cilin anashkalohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi vendosjen e shenjave dygjuhësore në alfabetin latin dhe cirilik në ndërtesat e institucioneve shtetërore, shesheve dhe rrugëve të qytetit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhej të zbatohej me statutin e ri të Këshillit sepse ka skaduar afati i datës të caktuar nga gjykata.

Ky vendimi u soll të hënën në Këshillin e qytetit të Vukovarit me shumicë votash të këshilltarëve të HDZ dhe HDSSB dhe HKS.

Ndaj këtij vendimi, Ministria e Administratës Publike ka një afat prej tetë ditësh për të paraqitur ankesë, nëse konstaton se ky vendim është antikushtetuese në një vendim, pas të cilit Gjykata Kushtetuese brenda 30 ditëve ka të drejtë të anulojë pjesët e kontestuara të Statutit.

Statuti i ri ka ngjallur reagime të përfaqësuesve serbë në Republikën e Kroacisë, ndërsa ka reaguar edhe Ministria serbe e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme, të cilat dërguan nota proteste dhe njoftuan se për shkak të këtij vendimi do ti drejtohen institucioneve evropiane për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

E vetmja gjë që Statuti i ri i Vukovarit u lejon pakicave serbe, është përdorimi i cirilik për korrespondencën zyrtare, por me pagesën e taksave të qeverisë, ose pullave në vlerë prej 20 kuna (3 euro).

Gjykata Kushtetuese në gusht të vitit të kaluar vendosi se që dygjuhësia në Vukovar duhet të kryhet brenda një viti në një mënyrë që të mos sjellë tensione shtesë në Vukovar, e cilat do të mundësonte vazhdimin e bashkëjetesës paqësore me të gjitha të drejtat e pakicave kombëtare në Kroaci të garantuara me Kushtetutë.

Gjykata Kushtetuese me ligjin kushtetues ka garantuar të drejtat për pakicat kombëtare, për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe alfabetit të tyre, në qoftë se numerikisht tejkalojnë 1/3 e popullsisë së përgjithshme të qeverisjes lokale.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies