“Gjysmë Hëna e Kuqe e Turqisë është dora e mëshirës së popullit turk e zgjatur ndaj botës”
Në një deklaratë për gazetarin e AA, kryetari i Gjysmës Hënës së Kuqe të Turqisë, Lütfi Akar tha se Turqia i ka qëndruar pranë çdo shteti i cili ka pësuar fatkeqësi, madje ka qenë shteti i parë që ka zgjatur dorën e ndihmës për shumë vende në botë.
“Gjysmë Hëna e Kuqe e Turqisë është dora e mëshirës së popullit turk e zgjatur ndaj botës” tha Akar dhe shton më tej duke thënë se ky institucion prej 147 vitesh vazhdon të ndihmojë vendet dhe popujt në nevojë në katër anët e botës.
Në vijim të fjalës së tij Akar thotë: “Gjysmë Hëna e Kuqe e Turqisë e ka treguar veten e saj edhe njëherë në tërmetin e madh dhe cunamin e ndodhur në Indonezi. Në Pakistan prania jonë ndihet gjithmonë. Bashkë me ndryshimin e politikës së jashtme të vendit tonë Gjysmë Hëna e Kuqe ka zgjatur dorën e ndihmës në Afrikë, në vendet si Somalia, Çadi, Sudani, Kenia, Etiopia, Xhibuti, Republika e Afrikës Qendrore, Niger, Senegal etj. Prania e Gjysmë Hënës së Kuqe të Turqisë në Palestinë i kalon 50 vjet. Irakianët dhe sirianët gjithmonë kur bien në pozitë të vështirë kërkojnë Gjysmë Hënën e Kuqe. Gjysmë Hëna e Kuqe ka ndihmuar vitin e shkuar Bosnjë dhe Hercegovinën si dhe Gjeorgjinë duke iu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë të prekur nga përmbytjet”.
Ndihmat e dhëna në katër anët e botës bëhen në sajë të kontributit të popullit turk tha Akar dhe shton më tej në fjalën e tij se në filozofinë e institucionit të cilin ai drejton “ndihmohet pa bërë dallime racore, gjinore dhe fetare”. “Kriteri i vetëm i ndihmës së këtij institucioni me histori është që personi të ketë nevojë për ndihmë. Ndjenja e mirësisë, ndihmës dhe zgjatjes së dorës së popullit turk pasqyrohet më së miri në Gjysmë Hënën e Turqisë” thotë Akar.
Fuat Oktay, Kryetari i AFAD tha se Turqia i ka ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë pa diskutuar largësinë gjeografike apo afërsinë. Në rast se ka ndonjë njeri nevojtarë. Kudo që të jetë AFAD i ka ardhur në ndihmë. “Fakti që Turqia është e katërta në botë për ndihmat humanitare tregon prestigjin e rritur të Turqisë” tha Oktay.
Turqia është një vend me shumë përvojë në dhënien dhe organizimin e shpërndarjes së ndihmave tha Oktay dh më tej shton: “Në kemi shumë përvojë dhe fuqi operacionale. Dëshirojmë që edhe këtë ta vëmë në dispozicion të vendeve ku ndodhin fatkeqësitë. Shumë grupe dhe vende në botë flasin shumë ndërsa Turqia atë që thotë e realizon”.
-Turqia ndihmon në katër anët e botës-
Sipas informacioneve të marra nga AFAD Turqia në katër kontinente është mike në ditët e vështira për rreth 40 shtete. Në këtë kuadër në AFAD ka dërguar në Shqipëri 7.2 ton ndihma, ilaçe, mjete shëndetësore dhe pompa uji gjatë përmbytjeve të janarit të 2010-ës. Rreth 3 mijë e 800 persona janë evakuuar në vende më të sigurta. Ndërkohë për fikjen e zjarreve të rëna në gusht të vitit 2012 Turqia i ka dërguar Shqipërisë 2 avionë për të ndihmuar në fikjen e këtyre vatrave të zjarrit.
Turqia dërgoi për të prekurit nga përmbytjet në jug të Shqipërisë në shkurt të këtij vitit 700 paketa ndihmash. Ndërkohë edhe Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) ka qenë prezente në ndihmën e Turqisë ndaj Shqipërisë, ku pak ditë më parë me anë të një donacioni ka vënë në dispozicion të Ministrisë së Bujqësisë një mjet ekskavator për të ndihmuar në rast nevojash.
TIKA i ka ardhur në ndihmë edhe të prekurve nga përmbytjet në qytetin e Tetovës në Maqedoni, ku ka ndihmuar popullatën me mjete të nevojshme.
Pas përmbytjeve në Bosnjë dhe Hercegovinë në qershor dhe dhjetor të 2010-ës Turqia dërgoi një avion dhe një maune me ndihma ushqimore me vlerë 229 mijë lira. Në zjarret e korrikut të 2010 dhe korrikut të 2013 Turqia dërgoi tre helikopterë për fikjen e zjarreve në këtë vend. Ndërkohë në përmbytjet e majit të 2014 u dërgua një ndihmë me materiale higjienike me vlerë 105 mijë lira. Në të njëjtin vit Turqia dërgoi për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve nga përmbytjet një ndihmë me vlerë 210 mijë lira Serbisë dhe më vonë po të njëjtit shtet i ka dërguar një ndihmë ushqimore me vlerë rreth 245 mijë lira.
Nga ana tjetër Turqia ka dërguar Ukrainës më 25 janar të vitit 2015 rreth 100 çadra, njëmijë batanije dhe njëmijë mjete kuzhine.
Turqia ka ndihmuar në Afganistan në vitin 2014 për shkak të përmbytjeve rreth 3 mijë familje me ndihma ushqimore dhe rreth 2 e 400 familje me veshmbathje, ndihmë kjo që kapi vlerën e 170 mijë dollarëve.
Në përmbytjet e janarit të vitit 2010 Turqia ka ndihmuar Qipron Veriore me 20 ton ndihmë ushqimore dhe 1.5 milion lira ndihmë financiare.
Qeveria turke ka dërguar një ndihmë prej 100 mijë dollarësh amerikanë më 11 gusht të vitit 2010 Moldavisë për t’iu ardhur në ndihmë 12 000 personave të prekur nga dalja nga shtrati i lumit Nistru dhe Prut më 6 korrik të vitit 2010.
Gjithashtu Turqia ka dërguar në Nepal pas tërmetit të fuqishëm në maj të vitit 2015 ilaçe me vlerë rreth 814 mijë lira dhe mjete shëndetësore. Gjysmë Hëna e Kuqe e Turqisë dërgoi njëmijë batanije dhe 320 koli ndihma ushqimore. Ndërkohë pas tërmetit të 12 majit të 2015 janë dërguar 198 mijë lira ndihmë me ilaçe.
Pas tërmetit të ndodhur në Kinë në 2010 qeveria turke ka akorduar 8 mijë e 800 lira ndihmë për këtë vend.
Pas tërmetit dhe cunamit të fuqishëm në Japoni më 11 mars të 2011-ës Turqia dërgoi në këtë rajon një ekip prej 33 personash. Ekipi duke qëndruar nga datat 19 mars deri më 8 maj u bë ekipi që qëndroi më gjatë se të gjithë ekipet e tjera në këtë vend. Krahas kësaj Turqia dërgoi dhe një ndihmë humanitare me vlerë rreth 2.5 milionë lira.
Pas problemeve të brendshme në Kirgizistan, Turqia dërgo në këtë vend një ambulancë të kompletuar, 10 ton ilaçe, 12 ton ushqime, gjithsej 3 avionë me ndihma. Ndërkohë krahas këtyre dërgoi dhe 4 persona për ndihmë psiko-sociale. Ndihma totale e dërguar në këtë vend arriti vlerën e 2.57 milionë lirash dhe 1.5 milionë lira ndihmë financiare.
Për shkak të të ftohtit të madh në Mongoli në vitin 2010 Turqia dërgoi një ndihmë rreth 750 mijë lira dhe 10 ton ndihmë ushqimore.
Turqia ka zgjatur dorën e ndihmës edhe për personat e larguar nga shtëpitë e tyre në Pakistan për shkak të operacioneve në rajonin FATA me rreth 11 ton ndihma humanitare, veshmbathje, pajisje për ngrohje, etj. Krahas kësaj Turqia ka ndihmuar Pakistanin edhe në përmbytjet e vitit 2010 me një ndihmë financiare prej 15 milionë lirash. Shuma totale e ndihmave të Turqisë ndaj Pakistanit deri më tani arrijnë vlerën e 108 milionë e 828 mijë lirave.
Për të ardhur në ndihmë në fikjen e zjarreve në vitin 2010 Turqia i ka dërguar Rusisë 2 helikopterë dhe një ndihmë me vlerë 500 mijë lira me mjete për fikjen e zjarreve në këtë vend.
Për ti ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet në Taxhikistan, Turqia ka dërguar rreth 100 mijë dollarë amerikan në vitin 2010.
Pas nisjes së sulmeve ajrore më 8 korrik të 2014-ës së Izraelit ndaj Palestinës, Turqia i ka akorduar Organizatës Botërore të Shëndetësisë një ndihmë me vlerë rreth 1.5 milionë dollarë. Ndërkohë vlera e ndihmave të dërguar nga Kryeministria turke ndaj Palestinës shkon në 8.3 milionë dollarë.
Për shkak të krizës në Mosul në vitin 2014 Turqia dërgoi ndihma humanitare me vlerë 761 mijë lira në Irak. Në Irakun e Veriut ka ngritur 3 kampe për strehimin e 34 mijë e 500 personash. Turqia ka harxhuar 52.8 milionë lira për nevojat elementare të popullatës së këtij rajoni.
Në vitin 2010 Turqia i ka dërguar Izraelit 2 avionë për të ndihmuar në fikjen e zjarreve në këtë vend.
AFAD ka dërguar në Jemen që nga fillimi i konflikteve deri më sot ndihma të shumta. Në këtë kuadër janë dërguar 317 mijë lira ndihmë humanitarë për jemenasit në Xhibudi, është kompletuar spitali Sahra, janë dërguar 6 ton ilaçe në rajon. Më 3 gusht të këtij viti është dërguar një ndihmë humanitare me vlerë 88 mijë e 860 dollarë amerikanë e cila konsiston me rreth 45 tonë ushqime.
TIKA me anë të programeve të ndryshme ka ndihmuar Malajzinë me një ndihme rreth 1 milion e 156 mijë e 351 lira.
Kur është fjala për refugjatët sirianë Turqia ka ndarë një shifër të konsiderueshme. Strehimoret e përkohshme të cilat janë në lindje të vendit dhe ndihmat e vazhdueshme ushqimore etj, arrijnë në vlerën e 5.6 miliardë dollarësh.
Për shkak të trazirave në Somali, Turqia ka dërguar një ndihmë humanitare me vlerë 456 milionë lira përmes AFAD.
Organizata humanitare turke IHH, e cila është një organizatë udhëheqëse civile humanitare në Turqi, deri më tani ka ofruar ndihmë për 96 vende të botës. Kjo organizatë ka luajtur një rol të rëndësishëm për të ndihmuar refugjatët sirianë, si dhe qytetarët në Siri, në territorin e atij vendi.
