Fillimi LajmePërfitimi më i madh i organizatës terroriste PKK vjen nga droga

Përfitimi më i madh i organizatës terroriste PKK vjen nga droga

nga Shekulli Agency

2

Zëvendës Nënsekretari i Ministrisë së Brendshme i Turqisë, Aziz Yıldırım, ka deklaruar se në ekzaminimet e kryera që nga viti 1984 si në Turqi ashtu edhe në ato në Europë dhe SHBA organizata terroriste PKK ka patur fitime…

 

Zëvendës Nënsekretari i Ministrisë së Brendshme i Turqisë, Aziz Yıldırım, ka deklaruar  se në ekzaminimet e kryera që nga viti 1984 si në Turqi ashtu edhe në ato në Europë dhe SHBA organizata terroriste PKK ka patur fitime të mëdha nga droga.

Yıldırım, në një takim ku janë prezantuar aktivitetet 13 mujore në kuadër të Planit të Veprimit Emergjent kundër drogës ka dhënë informacione për lidhjet organizatës terroriste PKK me tregtinë e drogës.

Ai i cili ka tërhequr vëmendjen se terrorizmi është i bazuar në burimet financiare, ka shtura se: “Edhe PKK si një organizatë terroriste ka nevojë për burime financiare në mënyrë që të mirëmbajë veten e saj. Për të siguruar këtë burim ajo operon në fusha të ndryshme. Dhe një prej tyre e që është më i madhi është paraja që vjen nga droga”.

Yıldırım i cili ka shpjeguar se në operacionet në Kandil është asgjësuar shumë drogë dhe para të cilat vinin nga droga, ka ndarë pikëpamjen e tij se “Në ekzaminimet e kryera që nga viti 1984 si në Turqi ashtu edhe në ato në Europë dhe SHBA është theksuar se organizata terroriste PKK ka patur fitime të mëdha nga droga”.

– “PKK, blen armë duke iu shitur drogë fëmijëve 8-12 vjeç”-

Yıldırım duke dhënë disa shembuj nga publikimet jashtë vendit ka ndarë informacionin se në librat e dy shkrimtarëve amerikanë theksohet se PKK ka një fitim nga 500 milionë deri në 2.5 miliardë dollarë në vit, ndërsa në një revistë theksohet se ajo blen armë duke iu shitur drogë fëmijëve 8-12 vjeç në Evropë”.

– “PKK është drejtpërdrejtë në trafikimin e drogës”-

Ndërsa zyrtari i Drejtorisë së Departamentit të Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar në Ministrinë e Brendshme, Cengiz Erişir ka shpjeguar gjetjet për lidhjen e organizatës terroriste PKK me trafikun e drogës.

Erişir, ka dhënë informacionin se: “Njësitë e policisë që nga viti 1984 e deri tani  ka identifikuar 381 ngjarje ku PKK përfshihet direkt në trafikimin e drogës, ku në këto ngjarje ka 1 mijë e 283 të dyshuar, një pjesë e madhe e tyre anëtarë të PKK kanë qenë objekt i hetimeve”.

Erişir, duke vënë në dukje se vitin e kaluar në afërsi të rajonit Lice u konfiskua 4 ton 700 kilogramë kanabis (pluhur) tha se droga e konfiskuar prodhohej nga organizata terroriste PKK dhe se gjatë operacionit ka patur shkëmbim zjarri, ku një ushtar mbeti i plagosur.

Erişir i cili ka vënë në dukje se edhe javën e kaluar në një operacion në qytetin Diyarbakır, të dyshuarit si anëtarë të PKK kanë hapur zjarr ndaj ekipeve ku si pasojë mbeti i plagosur një polic ka vazhduar duke shprehur se: “Në konflikt mbeti i vrarë një anëtarë i organizatës terroriste PKK. Kjo organizatë është e përfshirë drejtpërdrejtë në trafikimin e drogës kryesisht në prodhimet e ndryshme të drogërave që prodhohen nga lënda e boçeve të hashashit në Irakun e Veriut. Ajo gjithashtu është pjesë e përpunimit të saj si dhe në transportimin e saj në tregun Europian dhe shitjen atje. Ne jemi në dijeni se ka prodhim të heroinës në punishte gjithëpërfshirëse dhe në lidhje me këtë kemi identifikime nga burime të shërbimeve dhe burime të sigurta”.

– Të ardhura nga trafikimi i drogës 1.5 deri në 3 miliardë dollarë në vit-

Erişir, ka transmetuar se PKK është e përfshirë drejtpërdrejtë në trafikimin e lëndëve narkotike dhe të ardhurat që përfiton nga ky rol i përdor për të armatosur militantët e saj dhe se kjo është raportuar shumë herë nga organizata të ndryshme të Kombeve të Bashkuara.

Erişir, ka vlerësuar më tej “nëse bëjmë një përgjithësim, vërehet se organizata terroriste PKK ka përfitime nga 1.5 deri në 3 miliardë dollarë në vit nga trafikimi i drogës dhe llojet e tjera të trafikimit”.

– PKK, trafikim me kode-

Erişir duke vënë në dukje se PKK përdor kode në trafikimin e drogës shprehet se: “Pasi u ndaluan 44 të dyshuar anëtarë të organizatës PKK, gjatë gjykimit të tyre u vërejt se përdornin një metodë të koduar, pasi ne i zgjidhëm këto kode organizata u deshifrua më lehtë. Ata kishin përdorur një metodë me fjalë të njëpasnjëshme i kishim koduar në germa, dhe në këto germa del fjala “Kurdistan””.

– Ekipet e narkotikës rritën operacionet-

Erişir, ka shtuar se pasi ekipet e narkotikës kaluan në veprim vitin e kaluar në operacionet e ndërmarra nga 11 dhjetori deri në 23 gusht është vërejtur një rritje prej 76 përqind.

Erişir, ka përfunduar fjalën e tij duke shprehur se: “Në të njëjtën periudhë me vitin e kaluar janë ndërmarrë 4 mijë e 413 operacione, ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij vit janë ndërmarrë 7 mijë e 776 operacione. Në ndalimet me bazë sasinë është arritur 913 përqind sukses. Ndërsa në ndalimin e të dyshuarve vërejmë se është arritur një sukses me 104 përqind”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies