Fillimi LajmeTurqia po “përgatitet” për operacione të reja ushtarake

Turqia po “përgatitet” për operacione të reja ushtarake

nga Shekulli Agency

Turqia është duke përgatitur operacione të reja ushtarake të cilat vijnë si rrjedhojë e përfundimit të operacionit “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë, deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton (AA).

“Faza e parë e operacionit ‘Mburoja e Eufratit’ përfundoi me çlirimin e Al-Babit të Sirisë nga terroristët. Tani jemi duke u përgatitur për operacione të reja kundër grupeve terroriste në rajone tjera”, tha Erdoğan i pranishëm në një ceremoni në Trabzon.

Operacioni “Mburoja e Eufratit” kishte nisur më 24 gusht në veri të Sirisë, për të neutralizuar kërcënimin e terrorizmit me theks të veçantë ndaj DEASH-it, si dhe për të forcuar sigurinë në zonën kufitare siriano-turke.

Ofensivën e kanë kryer forcat opozitare siriane, dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtar për vetëmbrojtje ata janë mbështetur nga forcat turke.

“Opercionet e reja do të mbajnë tjera emra. Kemi supriza të reja për të gjitha organizatata terroriste përfshirë PKK/PYD-në, DEASH-in dhe FETO-n, të cilat me padurim presin pranverën”, tha Erdoğan, për të shtuar se muajt e ardhshëm do të jenë pranvera e popullit turk dhe një dimër i acartë për terroristët.

Të premten ministri i Mbrojtjes, Fikri Işık , tha se përfundimi i operacioneve ushtarake në veri të Sirisë nuk do të thotë se kanë marrë fund kërcënimet.

“Kur lind nevoja dhe ndodh një kërcënim kundër sigurisë së Turqisë, Turqia nuk do të ngurrojë për të kryer operacione, në mënyrë që të eliminojë këto kërcënime”, tha ai.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies