Fillimi LajmeMinistria e Jashtme e Maqedonisë thërret ambasadorin e Shqipërisë

Ministria e Jashtme e Maqedonisë thërret ambasadorin e Shqipërisë

nga Shekulli Agency

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, mbrëmë është thirrur në bisedime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Siç kumton Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, thirrja e ambasadorit shqiptar vijon pas, siç thonë nga atje, “deklaratave dhe komenteve të shpeshta sulmuese nga zyrtarët e Shqipërisë drejtuar Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”.

“Në takim është theksuar se deklaratat e kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë për dygjuhësinë dhe ndryshimin e rendit Kushtetues të Maqedonisë është ndërhyrje e hapur në punët e brendshme të vendit. Etikimi i maqedonasve si ‘sllavo-maqedonas’ është fyese dhe diskriminuese për të gjithë maqedonasit dhe qytetarët e Maqedonisë”, theksohet në njofimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në fund të njoftimit theksohet se Ministria e Punëve të Jashtme apelon “që të ndalen provokimet, të respektohet sovraniteti dhe të punohet në planin e marrëdhënieve të mira fqinjësore për të mirën e të gjithë rajonit”.

“U theksua se mesazhet e tilla janë një provokim serioz i fqinjësisë që ne duam të kultivojmë. Ata bëjnë dëme afat-gjate në marrëdhëniet në rajon, si dhe nxisin retorikë ekstremiste. Ajo që na duhet në rajon është bashkimi rreth integrimit në BE, paqes dhe përparimit ekonomik”, thuhet në njoftim.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies