Ekipet e Komandës të Rojës Bregdetare turke në detin Egje’ kanë shpëtuar 2 791 emigrantë ilegalë gjatë pesë ditëve të fundit.
Sipas një deklarate nga autoritetet, theksohet se nga data 10-14 gusht në qytetet Izmir, Aydin, Balikesir, Çanakala dhe Mugla është ndërhyrë në 58 ngjarje në lidhje me emigrantët ilegalë të cilët kanë tentuar të kalojnë në Greqi.
”Si pasojë e ndërhyrjes janë shpëtuar 2 791 emigrantë ilegalë, ku shumica e tyre janë me origjinë siriane”, thanë burime nga Komanda e Rojës Bregdetare turke.
Ato shtuan se që nga viti i ri në detin Egje’ janë shpëtuar 33 180 klandestinë dhe janë arrestuar 47 persona, të akuzuar për trafikim ilegal të emigrantëve.
