Fillimi ReflektimTzortzis: 87.500.000 njerëz janë vrarë nga bartësit e flamujve sekularë, ky është terrorizmi i vërtetë (VIDEO)

Tzortzis: 87.500.000 njerëz janë vrarë nga bartësit e flamujve sekularë, ky është terrorizmi i vërtetë (VIDEO)

nga Shekulli Agency

sh-Hamza Andreas

Hamza Andreas Tzortzis  është një ligjerues i njohur publik që flet kryesisht rreth Islamit, shkrimtar, instruktor dhe hulumtues, dhe i njohur me debatet e tij me personalitetet e njohura perendimore që përfaqësojnë besimin Ateist, thotë se 87.500.000 (tetëdhjetë e shtatë milion e pesqind mijë) njerëz kanë vdekur si shkak i luftërave të zhvilluara nga bartësit sekularë, vetëm në shek. XX.

Ai në një ligjeratë të tij thotë se historia e njerëzimit nuk njeh shekull që është derdhur gjaku më shumë se sa në shekullin e kaluar XX, shkruan ilirida.net.

Ai thotë se shumica thonë se Feja është shkaku i gjakderdhjeve në botë, por e kanë gabim! Sipas tij kjo shifër enorme e vdekjeve ka ndodhur si shkak i luftërave të zhvilluara nën flamuj sekularë.

“Sipas profesorit Carter shekulli i 20, ka qenë shekulli më i përgjakshëm ndonjëherë, më shumë gjak është derdhur në këtë shekull se në çdo kohë tjetër në historinë e njohur, dhe pastaj ata thonë se feja shkakton luftëra … Më shumë njerëz kanë vdekur nën flamurin e ideologjive sekulare sesa prej atyre nën flamujt e fesë, kjo nëse shikohet nga perspektiva e numrave.

Terrori i vërtetë është në fakt shteti dhe lloji ideologjik i terrorit, sepse shumë më tepër të pafajshëm kanë vdekur, për shembull, Zbigniew Brzezinski në botimin e tij ” “Out of Control: Global Turmoil on the Eve of the Twenty-First Century / Jashtë kontrollit: Kriza globale në prag të shekullit njëzet e një”, – i cili u botua në vitin 1993, ai tha se jeta ishte shuar qëllimisht, nga kasaphanet e motivuara politikisht, dhe ai na jep disa shifra. Lufta e vdekjes vetëm në shekullin 21, dhe vetëm dëgjojeni këtë me vëmendje!! Të vdekurit nga Luftërat vetëm për arsye të motivuara politikisht janë Tetëdhjetë e shtatë milion e pesqind mijë!!! Jo tre mijë të 9/11, e cila është gabim dhe ne nuk pajtohemi me të, jo rreth gjashtëdhjetë njerëzit në 7/7 në Mbretërinë e Bashkuar, e cila është gabim dhe ne nuk pajtohemi me të, por shikojeni llojin e vërtetë të terrorizmit të motivuar politikisht nëpërmjet shtetit të terrorit, 87.500.000 njerëz !!

…Tetëdhjetë e shtatë milion e pesqind mijë njerëz për arsye të motivuara politikisht, nëpërmjet organeve shtetërore të mbështetura entitetet e ndryshme…”

Hamza, i lindur si Andreas Tzortzis, ka lindur në Londër më 21 Shtator 1980. Prindërit e tij janë Grek që kanë emigruar në Britaninë e madhe më 1970. Hamza ka studiuar Psikologjinë në Universitetin Westminster.

 

Për më shumë detaje rreth hulumtimit të tij, përcilleni videon në vazhdim, e cila është e titruar në Shqip:

https://youtu.be/K_kje6bZxUk

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies