Fillimi LajmeTurqia fushatë kundër varfërisë në Afrikë dhe Jemen

Turqia fushatë kundër varfërisë në Afrikë dhe Jemen

nga Shekulli Agency

Erdoğan në rrjetin social Twitter ka shkruar se është ngritur fushatë me emrin “Bëhu shpresë e humanitetit”

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se Turqia do të fillojë fushatë për të ndihmuar personat e varfër në Afrikën lindore dhe Jemen.

Erdoğan në rrjetin social Twitter ka shkruar se është ngritur fushatë me emrin “Bëhu shpresë e humanitetit”.

Siç tha, në vendet si Somalia, Etiopia, Kenia, Sudani Jugor dhe Jemeni ekziston rreziku nga kriza humanitare.

Presidenti turk bëri të ditur se asnjëherë nuk do të qëndrojë indiferent ndaj thirrjeve për ndihmë në këto vende, ku rreziku nga uria, shkaktuar nga thatësia, arriti përmasa serioze.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies