“Do të qëndrojnë larg dyfytyrësisë në demokraci dhe në çështjen e të drejtave të njeriut. Askush të mos përpiqet të na japë mësim ne. Do të shkojmë dhe do të takohemi me qytetarët tanë në Evropë”
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavusoğlu, në lidhje me mos lejimin e aktiviteteve në Gjermani dhe Holandë tha se “Do të shkojmë dhe do të takohemi me qytetarët tanë në Evropë. Këtë nuk mund ta ndalojnë as tradhtarët e PKK-së dhe as ata që janë të shqetësuar për lidhjen tonë të fortë me qytetarin tonë”.
I ndodhur për takime dhe vizita të ndryshme në qytetin Antalya të Turqisë, ministri Çavusoğlu, ka vënë në dukje se disa vende të Evropës për të drejtuar Turqinë dëshirojnë që ajo të qëndrojë e dobët dhe të mos rritet. Ndër të tjera duke shtuar se për këtë arsye PKK-ja mbështetet nga këto vende, mbrohet FETO dhe se në vitet e mëparshme kanë hapur kampet për DHKP-C-në, ministri Çavusoğlu është shprehur se “Ja pra këto do ti mendojmë shumë mirë. Përse evropianët mbrojnë ato që thonë ‘jo’ dhe përpiqen të ndalojnë ato që shprehen ‘po’?.
Duke theksuar se as Gjermania, as Holanda dhe askush tjetër mund ti pengojnë dhe ti frikësojnë, shefi diplomacisë turke tha se “Të drejtën tonë demokratike shkojmë dhe e përdorim në çdo vend. Ashtu siç ata vijnë dhe e përdorin në Turqi edhe unë shkoj dhe përdor këtë të drejtë. Le të shprehin atë që duan, nuk kemi frikë nga askush. Dyfytyrësinë e tyre në çështjen e demokracisë, në të drejtat e njeriut ia përplasim fytyrës ashtu dhe siç kemi vepruar deri më sot. Askush të mos shqetësohet, çdo kush duhet të dijë të drejtën e tij dhe do të respektojë drejtësinë. Do të qëndrojnë larg dyfytyrësisë në demokraci dhe në çështjen e të drejtave të njeriut. Askush të mos përpiqet të na japë mësim ne. Do të shkojmë dhe do të takohemi me qytetarët tanë në Evropë. Jemi për dialog dhe për miqësinë, por me ata që dëshirojnë të jenë miq me ne”.