Turqia ka shprehur shqetësimin e saj kundër Luftëtarëve të Huaj Terroristë (LHT) që në fillimet e konfliktit në Siri në vitin 2011. Ajo ka tërhequr vëmëndjen veçanërisht për luftëtarët e vendeve fqinje si Irani apo Libani të cilët hynin në këtë vend për të ndihmuar regjimin e Asadit.
Në lidhje me këtë, ushtria turke ka marrë një sërë masash në të gjithë kufirin e Turqisë me Sirinë për parandalimin e LHT si dhe zgjidhjen e shumë problemeve të shkaktuara për shkak të luftës civile në Siri. Në këtë konteskt ushtria turke ka dislokuar një numër të konsiderueshëm shtesë të ushtarëve për të qenë më efikase në parandalimin e hyrjes së LHT-ve në Siri dhe luftën kundër kontrabandës.
Turqia e cila gjatë gjithë luftës civile në Siri ka ndjekur një politikë “me derë të hapur” duke u bërë strehë për rreth 1.8 milionë refugjatë të ardhur nga ky vend pjesë e të cilëve janë edhe 200 mijë irakianë, ka një kufi rreth 1 mijë e 300 kilometra të gjatë me Sirinë.
Refugjatët e ardhur nga Siria dhe Iraku marrin një kartë biometrike të përkohshme ndërkohë që futen në Turqi. Në marrjen e shërbimeve publike si; arsimi, të ushqyerit apo edhe kontrollet mjekësore ata janë njëlloj si çdo qytetarë i Turqisë, ndërkohë që ju ndalohet vetëm të votojnë apo të ushtrojnë të drejta që janë vetëm për shtetas të Republikës së Turqisë. Politika “me dyer të hapura” e Turqisë është bërë për shkak të nevojave dhe gjendjes së krijuar në Siri dhe Irak, ndërkohë për shkak të sigurisë herë herë kalimet bëhen më të pakta pasi siguria është në plan të parë për këtë vend.
– Përgjegjësitë e bashkësisë ndërkombëtare-
Ndalimi i ikjes nga vendi i origjinës është më i lehtë sesa pengimi i kalimit të tyre në kufirin me Sirinë. Ndërkohë shumë shtete nuk kryejnë këtë detyrë dhe nga ana tjetër i vënë fajin Turqisë për situatën e krijuar.
Ndalimi i kalimit të LHT nga Turqia drejt Sirisë lidhet ngushtë me koordinimin dhe dhënien e informacionit nga vendi i origjinës për personat që dyshohen pasi Turqia është vendi që ka më shumë turistë se shumë vende të tjera të botës. Ajo ndodhet e 6 në botë dhe vizitohet nga rreth 40 milionë turistë. Ndërkohë teknikisht është e pamundur kontrolli i hyrjeve legale të një numëri të tillë. Si një nga venburimet me numërin më të lartë të LHT-vë, BE-ja duhet të sigurojë kufinjtë, portet dhe aeroportet e saj si dhe të informojë autoritetet turke për persona apo grupe të dyshimta të cilët nisen drejt këtij vendi, ndërkohë pas kërkesave të shumta të Turqisë kohët e fundit ka një përmirësim në këtë drejtim.
Nga ana tjetër Turqia nga operacionet e kohëve të fundit në 25 qytete ka arrestuar 897 persona, ndërkohë shumë prej tyre ishin të huaj.
– Kush lufton në radhët e DAESH-
Në rreth 40 mijë deri 70 mijë luftëtarë që mendohet se luftojnë në radhët e DAESH krahas atyre sirianë dhe irakianë mendohet që ka rreth 24 mijë të huaj, ndërkohë sipas statistikave shumica e tyre vjen nga BE-ja. Mos marrja e masave për parandalimin e radikalizmit në BE, mos nxitja e integrimit si dhe lejimi i perosnave të dyshuar të udhëtojnë janë disa nga shkaqet kryesore për rritjen e numërit të LHT.
– Goditje e madhe ndaj pjesmarrjes së LHT-
Në një operacion të madh në Stamboll nga i cili u arrestuan 104 persona, 37 prej tyre isihn të huaj. Ndërkohë një nga të arrestuarit ishte edhe person i cili njihej si përgjegjësi i të huajve në Turqi, Abdulla Abdullayev. Nga ana tjetër edhe në operacionin e organizuar në Ankara në të cilin u arrestuan 26 persona 10 ishin të huaj. Ndërsa në operacionin e organizuar në Kocaeli u arrestuan 7 persona, në Gaziantep u arrestuan 28 persona nga të cilët 13 ishin të huaj.
– Ushtria turke ka marrë masa shtesë-
Ushtria turke për të penguar kalimin e të huajve nga kufiri i Turqisë drejt Sirisë dhe Irakut ka marrë masa shtesë. Në këtë kontekst janë gërmuar 365 kilometra trashe, 70 kilometra mur dheu, 7 kilometra murë betoni, 22 kilometra pengesë me tel firzamonikë, 145 kilometra tel u rinovua dhe u shtua 90 klometra tel. Për të ushtruar më mirë kontroll janë ndriçuar 270 kilmetra vijë kufitare, ndërkohë i gjithë perosneli ushtarka afër kufirit është dislokuar në kufi.
Shekulli Agency:
