Wesley Clark ka theksuar se Turqia me kulturën e saj të jashtëzakonshme dhe me trashëgiminë e madhe në të ardhmen do të jetë një prej vendeve më të fuqishme në botë
Ish-komandanti Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën, Wesley Clark, ka theksuar se Turqia me kulturën e saj të jashtëzakonshme dhe me trashëgiminë e madhe në të ardhmen do të jetë një prej vendeve më të fuqishme në botë. Por sipas tij “Në të njëjtën kohë kjo do të thotë që Turqia do të përballet edhe me sfida të shumta.”
Clark i cili ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në Samitin e Këshillit të Atlantikut 2017, duke folur për Anadolu Agency (AA), ka theksuar se në krizën e Sirisë duhet të veprohet hapë pas hapi. Ai tha se duhet të luftohet me DEASH-in duke mos shkaktuar viktima civile dhe sipas tij çlirimi i Mosullit do të merr kohë.