
Ambasadori i Suedisë në Ankara, Staffan Herrström, u thërrit sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Türkiye-s për shkak të transmetimit të një programi në Televizionin Shtetëror Suedez (STV) i cili ka pasur përmbajtje me deklarata dhe pamje fyese ndaj presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Türkiye-s.
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se ndaj Herrström është përcjellë reagimi i fortë i Türkiye-s lidhur me programin në STV.
“Deklaratat dhe pamjet e pamatura dhe të shëmtuara kundër presidentit dhe vendit tonë janë të papranueshme dhe është e pamundur që transmetime të tilla të deklarohen si liri e shtypit dhe e shprehjes”, theksuan burimet diplomatike.