Fillimi Ekonomi‘Gazprom’ rifillon qarkullimin e gazit në Itali përmes Austrisë

‘Gazprom’ rifillon qarkullimin e gazit në Itali përmes Austrisë

nga Shekulli Agency

Kompania ruse ‘Gazprom’ ka bërë të ditur se transporti i gazit rus në Itali rifillon përmes Austrisë.

Kompania ruse njoftoi se së bashku me blerësit italianë u arrit zgjidhja e nevojshme që fluksi i gazit të rifillojë drejt Italisë përmes Austrisë.

“Operatori austriak njoftoi gatishmërinë e tij për të konfirmuar nominimet e transportit të ‘Gazprom Export OOO’, që lejon rifillimin e furnizimit me gaz rus përmes Austrisë”, tha kompania ‘Gazprom’.

Flukset e gazit të kompanisë ‘Gazprom’ drejt Italisë u ndaluan më 1 tetor për shkak të rregulloreve të reja në Austri që dolën si rezultat i sanksioneve kundër Rusisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies