Fillimi LajmeTrump mesazh Kryeministrit Rama

Trump mesazh Kryeministrit Rama

nga Shekulli Agency

Mesazhi është bërë publik nga Kryeministri i Shqipërisë, Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një mesazh falënderimi Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për urimin me rastin e zgjedhjes si president.

Mesazhi është bërë publik nga Kryeministri i Shqipërisë, Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

“Faleminderit edhe Presidentit Trump për mesazhin” shkruan ai dhe më pas citon mesazhin e presidentit amerikan si vijon: “I dashur Kryeministër. Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.

Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësi të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies