MIRËNJOHJE & PLAKETË për Klubin e Shkrimtarëve “Oeneum” Tetovë, 3 mars, 2017.
MIRËNJOHJE & PLAKETË për Klubin e Shkrimtarëve “Oeneum”
(Në shenjë falënderimi për rezultatet e arritura në afirmimin e vlerave qytetare)!
Klubi i Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë, sot u nderua nga kryetarja e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, me rastin 3 Marsit – Ditës së Komunës.
Në emër të Klubit të Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë, shprehim falënderimet tona ndaj znj. Teuta Arifi dhe vlerësimit për kontributin tonë në prezantimin e Tetovës me imazhin e saj kulturor, personalitetet dhe vlerat krijuese!
Tetovë, 3 mars, 2017.










