Fillimi LajmeSulm ndaj një xhamie në Francë

Sulm ndaj një xhamie në Francë

nga Shekulli Agency

Një agresor ka vendosur në objektiv një xhami në qytetin Colmar të Francës.

Në një deklaratë nga prefektura e Haut-Rhin bëhet e ditur se agresori në Colmar ka drejtuar automjetin e tij drejt xhamisë.

Lidhur me ngjarjen është nisur një hetim.

Prokurorja në Colmar, Catherine Sorita-Minard ka deklaruar se agresori ka plagosur veten me thikë në fyt dhe se do t’i nënshtrohet një operacioni në spital.

Poashtu bëhet e ditur se në xhami janë shkaktuar dëme materiale.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies