Fillimi LajmeJava e 45-të e protestave të “jelekëve të verdhë” në Francë

Java e 45-të e protestave të “jelekëve të verdhë” në Francë

nga Shekulli Agency

Protestuesit e “jelekëve të verdhë” të shtunën dolën nëpër rrugët e Francës në javën e 45-të radhazi kundër politikave të presidentit francez Emmanuel Macron, raporton AA.

Protestat, të cilat fillimisht nisën si një reagim kundër rritjes së çmimit të karburantit, janë shndërruar në protesta antiqeveritare.

Gjatë protestës të së shtunës në Paris, tensionet u përshkallëzuan midis policisë dhe protestuesve, kur këta të fundit u përpoqën të hynin në avenynë Champs-Elysees.

Policia shpërndau protestuesit me gaz lotsjellës, të cilët u përpoqën të hynin në stacionin e trenit Saint-Lazare në qytet.

Për shkak të protestave, rreth 30 stacione të metrosë në Paris janë mbyllur. Ndërkohë 163 protestues u arrestuan në të gjithë vendin.

Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë të plagosur që nga fillimi i protestave në nëntor të vitit të kaluar.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies