Sipas informacioneve të marra lënda shpërthyese e vendosur nën një urë në autostradën Muş- Diyarbakır/Kulp ka shpërthyer gjatë kalimit të mjetit ushtarak.
Si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur nën një urë nga organizata terroriste PKK, e cila shpërtheu gjatë kohës kur po kalonte një mjet ushtarak, plagosen 12 ushtarë. Bëhet e ditur se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve të marra lënda shpërthyese e vendosur nën një urë në autostradën Muş- Diyarbakır/Kulp ka shpërthyer gjatë kalimit të mjetit ushtarak.
Nga ngjarja u plagosën 12 ushtarë të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin shtetëror të qytetit Muş të Turqisë.
Njoftohet gjithashtu se në rajon ka nisur një operacion për kapjen e terroristëve.
