Fillimi LajmeHungaria mbyll plotësisht dy kalime kufitare me Serbinë

Hungaria mbyll plotësisht dy kalime kufitare me Serbinë

nga Shekulli Agency

refugjat-hungari

Policia hungareze këtë mëngjes, pak para orës dhjetë, deklaroi se dy vendkalimet kufitare me Serbinë fqinje janë mbyllur tërësisht për të gjitha llojet e trafikut, si pjesë e masave kufizuese të vendosura për shkak të hyrjes së paligjshme të refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Koloneli Laszlo Balazs tha se masat e marra vlejnë për dy vend kalimet më të vogla në Rseke dhe një pikës tjetër të kontrollit në fshatin Asotalom. Ai shtoi se nuk ka asnjë informacion se ku mund të regjistrohen refugjatët që kërkojnë azil në Hungari.

Më parë, Viktor Orban, kryeministri hungarez, tha se aplikimet për azil nga refugjatët që vijnë nga Serbia do të refuzohen. Sipas tij, refuzimi do të bëhet për shkak se Serbia në këtë moment është vend mjaft i sigurt për ta.

Që nga fillimi i krizës së refugjatëve, në Hungari deri tani kanë hyrë rreth 200,000 refugjatë që vijnë në këmbë nga Serbia.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies