Fillimi LajmeSulm i armatosur në një kishë në Florida, 2 të vdekur

Sulm i armatosur në një kishë në Florida, 2 të vdekur

nga Shekulli Agency

Dy persona e kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në një kishë në rajonin Riviera Beach në Florida të SHBA-ve.

Sulmi i armatosur është kryer gjatë një ceremonie mortore të shtunën në kishën Victory City në Riviera Beach.

Në një deklaratë nga qendra e policisë së qytetit thuhet se kanë humbur jetën dy persona meshkuj ku njëri i moshën 15 vjeç ndërsa janë plagosur dy të tjerë prej të cilëve një grua dhe një i ri.

Të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa nuk është dhënë informacion lidhur me agresorin.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies