Fillimi PolitikëHaftar do të marrë pjesë në bisedimet në Gjenevë për armëpushimin në Libi

Haftar do të marrë pjesë në bisedimet në Gjenevë për armëpushimin në Libi

nga Shekulli Agency

Lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar njoftoi se do të marrë pjesë në takimin e Komitetit ushtarak 5+5 i cili do të zhvillohet në Gjenevë për të biseduar mbi armëpushimin e përhershëm.

Misioni mbështetës i OKB-së (UNSMIL) për Libinë në një deklaratë nga llogaria në Twitter tha se përfaqësuesi special i OKB-së për Libinë, Ghassan Salame dhe ndihmësja e tij Stephanie Williams u takuan me Haftarin në rajonin Al-Rajma në lindje të Libisë.

Në takimin ku u diskutuan çështjet ekonomike dhe politike, Haftari ka thënë se forcat e lidhura me të do të marrin pjesë në takimin e Komitetit ushtarak 5+5 i cili do të zhvillohet në Gjenevë.

Në konferencën e zhvilluar në Berlin më 19 janar për Libinë, ishte vendosur formimi i një komiteti të përbërë me nga 5 përfaqësues nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) me legjitimitet ndërkombëtar dhe ajo e Haftarit si dhe zhvillimi i një takimi për të diskutuar mbi armëpushimin e përhershëm nën kujdesin e OKB-së.

Pala e GNA-së e kishte shprehur qëndrimin e saj për të marrë pjesë në këto bisedime ndërsa Haftari këtë proces e kishte lënë pa përgjigje.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies