Fillimi LajmeSulm i armatosur ndaj Murat Sancak, kryetar i Bordit Drejtues të Media Star

Sulm i armatosur ndaj Murat Sancak, kryetar i Bordit Drejtues të Media Star

nga Shekulli Agency

3

Theksohet se persona me maska dhe të armatosur kanë ndërmarrë një sulm të armatosur ndaj Murat Sancak, kryetarit të Bordit Drejtues të Media Star (Star Medya).

Sipas informacioneve të marra theksohet se Snacak pasi ka dalë nga shtëpia me mjetin e tij i shoqëruar nga shoferi dhe truproja në bulevardin Çamlıca në rajonin Hadımköy të Stambollit është sulmuar nga persona të armatosur.

Mësohet se sulmuesit kanë përplasur nga mbrapa mjetin e Sancak i cili ka ngadalësuar dhe më pas sulmuesit i kanë dalë nga përpara dhe pasi kanë qëlluar mbi të janë larguar. Theksohet gjithashtu se truproja e Sancak i është kundërpërgjigjur me armë këtij sulmi.

Ekipet e policisë kanë nisur hetimet dhe gjithashtu vazhdojnë punimet për kapjen e autorëve. Sancak dhe shoqëruesit e tij më pas kanë vajtur në departamentin e anti-terrorizmit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Stambollit.

Sulmi ndaj Sancak është dënuar nga shumë organizata dhe zyrtarë të lartë si kryeministri Ahmet Davutoğlu, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Zhvillimit, Cevdet Yılmaz, Drejtori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Bordit Drejtues të Anadolu Agency (AA) Şenol Kazancı, Ministri i Drejtësisë Kenan İpek e shumë zyrtarë të tjerë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies