Fillimi LajmeSudan, ushtria merr nën kontroll pushtetin

Sudan, ushtria merr nën kontroll pushtetin

nga Shekulli Agency

Ministri i Mbrojtjes i Sudanit, Awad bin Auf, njoftoi marrjen e kontrollit mbi pushtetin nga ana e ushtrisë dhe nisjen e një periudhe dyvjeçare të tranzicionit, raporton AA.

Në një deklaratë për televizioni shtetëror, Auf tha se Këshilli Suprem Ushtarak i Sudanit ka marrë kontrollin mbi qeverinë dhe njoftoi arrestimin e presidentit Bashir.

Auf tha se në vend është pezulluar kushtetuta dhe janë shpërbërë qeveria, parlamenti dhe qeveritë provinciale, duke njoftuar nisjen e një periudhe dyvjeçare të tranzicionit.

Ai po ashtu bëri të ditur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për një periudhë tremujore dhe tha se në mbarë vendin do të zbatohet orë policore nga ora 19:00 për një muaj.

Auf premtoi mbajtjen e zgjedhjeve në fund të periudhës së tranzicionit dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për transferimin e pushtetit përmes rrugëve paqësore.

Ndryshe, nga 19 dhjetori i vitit të kaluar Sudani është përfshirë nga protestat kundër krizës ekonomike, në të cilat është kërkuar dorëheqja e Omar al-Bashir.

Pas protestave që u ndezën sërish nga dita e shtunë, ushtria sot në mëngjes rrethoi institucionet e rëndësishme të vendit dhe filloi arrestimin e liderëve të Partisë së Kongresit Kombëtar në pushtet.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies