Fillimi LajmeÇavusoglu: Franca është vendi i fundit që mund t’i mbajë leksion Turqisë për gjenocid dhe histori

Çavusoglu: Franca është vendi i fundit që mund t’i mbajë leksion Turqisë për gjenocid dhe histori

nga Shekulli Agency

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka thënë se Franca është vendi i fundit që mund t’i mbajë leksion Turqisë për gjenocid dhe histori.

“Franca është vendi i fundit që mund t’i mbajë leksion Turqisë për gjenocid dhe histori. Sepse, ne nuk kemi harruar atë çfarë ndodhi në Ruanda dhe Algjeri. Franca le të shohë të kaluarën e saj të errët dhe të mos tentojë t’i mbajë leksion Turqisë”, ka thënë Çavuşoğlu.

Duke folur për çështjen midis Palestinës dhe Izraelit, Çavuşoğlu tha se asnjë zgjidhje tjetër e këtij problemi, pos zgjidhjes me dy shtete, nuk mund të sjellë paqe dhe qetësi në Lindjen e Mesme.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies