Fillimi LajmeSiri, YPG/PKK nuk është larguar nga zona e sigurtë

Siri, YPG/PKK nuk është larguar nga zona e sigurtë

nga Shekulli Agency

Organizata terroriste YPG/PKK nuk është larguar nga zona e sigurtë, pavarësisht premtimeve të SHBA-së dhe Rusisë ndërsa forcat e regjimit të Asadit dhe Rusisë janë vendosur vetëm përreth zonës.

Sipas informacioneve që ka përpiluar gazetari i AA-së, qendrat e Munbixhit, Ayn Al-Arab (Kobani) dhe Qamishli si dhe rajoni Ayn Isa ende janë nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK.

Anëtarët e organizatës të cilët ende janë të pranishëm në të ashtuquajturën ndërtesa e selisë së përgjithshme në Munbixh, veprojnë edhe në ndërtesën e postës dhe gjykatës në rajonin Ayn Isa.

Terroristët e YPG/PKK-së në Ayn Al-Arab, që vishen me uniformën e forcave të regjimit, në automjetet e tyre mbajnë flamurin e Rusisë. Terroristët në këtë rajon vazhdojnë të gërmojnë tunele dhe gropa.

Organizata e cila pas operacionit “Burimi i Paqes” u tërhoq në Al-Hasakah nga disa pika që kishte pushtuar në Qamishli, pas një kohe të shkurtër është rikthyer në kampet e saj që ndodhen në disa pika si në zonën industriale dhe Himo.

Në vendbanimet në fjalë, forcat e ashtuquajtura të sigurisë të lidhur me YPG/PKK-në janë gjithashtu në funksion të plotë.

Policia ushtarake ruse dhe forcat e regjimit janë vendosur përreth zonës së sigurtë

Forcat e regjimit janë vendosur përgjatë kufirit të Turqisë në Kobani dhe mes Qamishli-Al Malikiyah, në pikat e kontrollit mbi rrugën M4 në veri të Ayn Isa dhe në zonën Arima në Munbixh. Regjimi është i pranishëm me YPG/PKK-në edhe në rajonin Sajur.

Forcat ruse janë të vendosura në bazat Sirrin, Sebit, Ayn Isa, Saidiye dhe Munbixh nga të cilat është tërhequr SHBA-ja. Rusia e cila ka forcuar marrëdhëniet me YPG/PKK-në, ka dërguar rreth 20 policë ushtarakë të saj në pikën ushtarake në zonën Amude të Al-Hasakah që ndodhet nën pushtimin e YPG/PKK-së.

Rusia është vendosur në digën Tishrin, në pikën Izaa në veriperëndim të Ayn Al-Arab dhe në rajonin Ayn Isa në juglindje të Ayn Al-Arab (Kobani). Po ashtu Rusia ka zgjeruar edhe pikën e saj aktuale në aeroportin Qamishli.

Turqia gjatë vazhdimit të operacionit “Burimi i Paqes” të cilin e filloi më 9 tetor, bëri marrëveshje të ndryshme me SHBA-në dhe Rusinë. SHBA-ja lidhur me zonën e sigurtë premtoi se YPG/PKK-ja që nga kufiri i Turqisë do të tërhiqej 30 kilometra në thellësi ndërsa edhe Rusia premtoi se do të hynte në zonën në fjalë me policinë e saj ushtarake dhe forcat e regjimit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies