
Presidenti i Tunizisë, Kais Saied, tha se në takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kanë diskutuar për çështjen e Libisë ne të gjitha aspektet.
Erdogan i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Tunizi u takua me homologun Saied, pas së cilës zhvilluan një konferencë të përbashkët për media.
Saied tha se në takim kanë diskutuar bashkëpunimin në të gjitha sektorët përfshirë shëndetësinë, bujqësinë, si dhe çështjet ekonomike, shoqërore dhe politike.
Ai në lidhje me një pyetje rreth marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Libisë, tha se:
“Diskutuam për çështjen e Libisë në të gjitha aspektet. Por, marrëveshja e nënshkruar mes Turqisë dhe Libisë përcakton kufirin mes dy vendeve. Është një çështje mes këtyre dy vendeve. Nuk përfshinë Tunizinë. Disa vende mund të kenë hezitime rreth kësaj çështjeje. Por ashtu siç thash kjo nuk është çështja e jonë me Turqinë ose Libinë”.
Saied gjithashtu shtoi se me Erdogan kanë vlerësuar projektin e spitalit që Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) planifikon ta realizojë në Tunizi.
“Bashkëpunimi me Turqinë bart horizonte më efikase dhe me të gjëra në të gjitha fushat”, theksoi ai.