Fillimi LajmeShqipëria goditet nga një tërmet i fuqishëm

Shqipëria goditet nga një tërmet i fuqishëm

nga Shekulli Agency

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, dhe qytete të tjera të vendit janë goditur nga një tërmet i fuqishëm.

Sipas informacioneve paraprake nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, tërmeti që ka goditur vendin ka pasur epiqendrën në Durrës.

“Tërmeti ishte me magnitudë 5,8 sipas shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7,5 ballë, 30 km në veri të Durrësit. Tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas këtij institucioni, po punohet me shpejtësi për evidentimin e dëmeve paraprake.

Në Tiranë, qytetarët të përfshirë nga paniku kanë braktisur ndërtesat duke qëndruar për disa minuta në ambiente të jashtme.

Shqipëria në vitet e fundit është goditur nga disa tërmete të cilët kanë shkaktuar edhe dëme materiale.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies