Fillimi LajmeHRW thirrje Egjiptit të respektojë të drejtën për protesta paqësore

HRW thirrje Egjiptit të respektojë të drejtën për protesta paqësore

nga Shekulli Agency

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Human Rights Watch (HRW) u bëri thirrje autoriteteve egjiptiane të respektojnë të drejtën për protesta paqësore, një ditë pasi në Egjipt shpërthyen demonstrata kundër presidentit Abdel-Fattah al-Sisi.

Qindra egjiptianë protestuan të premten në qendër të Kajros dhe në qytete tjera kundër Sisit, ish-gjeneralt të ushtrisë që erdhi në pushtet në vitin 2014 pasi rrëzoi presidentin e zgjedhur demokratik Mohamed Morsi në vitin 2013.

Protestat erdhën si përgjigje ndaj thirrjeve nga Mohamed Ali, një ish-kontraktues i ushtrisë, i cili akuzoi Sisi dhe ushtrinë për korrupsion.

Mediat lokale raportuan se dhjetëra protestues janë arrestuar nga forcat egjiptiane të sigurisë gjatë protestës në sheshin Tahrir të Kajros të premten.

“Agjencitë e sigurisë së presidentit al-Sisi kanë përdorur më herët dhe përsëri përdorën forcë brutale për të shtypur protestat paqësore”, ka thënë Michael Page, zëvendësdrejtori i HRW-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

“Autoritetet duhet të pranojnë që bota po shikon dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të shmangur përsëritjen e mizorive të së kaluarës”, ka shtuar Page.

Organizata e të drejtave të njeriut me qendër në New York i ka bërë thirrje Sisit që “të orientojë forcat e sigurisë së shtetit që të respektojnë standardet ndërkombëtare për zbatimin e ligjit gjatë demonstratave”.

Pas përmbysjes së Morsit, autoritetet egjiptiane filluan një shtypje të ashpër ndaj disidentëve, duke vrarë qindra persona dhe duke arrestuar mijëra të tjerë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies