Emisioni i mbrëmshëm “Top Tema” në televizionin Telma ishte skandaloz për shkak se drejtuesi i plenumit të arsimtarëve Bllagoja Gjorçevski i cili artikulonte kërkesat e të gjithë arsimtarëve të Maqedonisë përfshirë këtu edhe atyre shqiptar mbante një kryq të madh në qaf, shkruan Zhurnal.
Ai si duket nuk mban llogari se gjatë paraqitje publike provokon ndjenjat e mësimdhënësve shqiptar mysliman të cilët janë me numër tepër të madh.
Kjo është një irritim i madh për të gjithë arsimtarët dhe profesorët e Maqedonisë të cilët janë muslimanë. Ikonografia e djeshme e profesorit Gjorçevski i cili ligjeron në shkollën e mesme të mjeksisë “Dr-Pance Karagjozov” duhet të jetë shembull për të gjithë se si nuk duhet të dilet në opinion.
Ai në emisonin e djeshëm debatonte së bashku me profesoreshën ,Sollza Gerçeva për reformat e reja që ndodhin në arsimin e Maqedonisë.
