Fillimi LajmeErdoga bisedon me Mbretin e Jordanisë dhe Emirin e Katarit për shkeljet e Izraelit

Erdoga bisedon me Mbretin e Jordanisë dhe Emirin e Katarit për shkeljet e Izraelit

nga Shekulli Agency

Gjatë bisedave telefonike liderët shprehën indinjatë të thellë ndaj ngjarjeve të shkeljeve në Mesxhid-i Aksa që kryhen nga ana e Izraelit.

 

taip-erdogan-111

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi biseda telefonike me Mbretin Abdullah të Jordanisë dhe Emirin e Katarit, Sheik Temim bin Hamad al Thani në lidhje me shkeljet që bën Izraeli ndaj myslimanëve në Jerusalem.

Në bisedën e realizuar me Mbretin Abdullah të Jordanisë, Presidenti Erdogan bëri të ditur që “Në qoftë se dëshirojmë që shoqëria ndërkombëtare të vihet në veprim në lidhje me këtë çështje, atëherë është e nevojshme që vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik të bashkëveprojnë”.

Ndërkaq edhe Mbreti Abdullah i Jordanisë shprehu falënderimet e tij Presidentit Erdogan për interesimin e treguar në këtë drejtim, ndërsa theksoi se sjelljet e Izraelit ndaj Harem-i Sherifit janë të papranueshme.

Gjatë bisedës Mbreti Abdullah shprehu ngushëllimet e tij popullit turk për dëshmorët e rënë nga radhët e forcave të sigurisë në sulmet e terrorit.

Ndërkaq gjatë bisedës së Presidentit Erdogan me Emirin e Katarit al Thani, të dy liderët duke e bërë të ditur se sjelljet e Izraelit janë të papranueshme, vënë theksin në rëndësinë e shfaqjes së një qëndrimi të përbashkët të vendeve islame përballë shkeljeve që bëhen ndaj Mesxhid-i Aksas.

Gjatë bisedës u tha se shoqëria ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë këtyre shkeljeve që shkaktuan indinjatë të thellë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies