Fillimi LajmeSHBA: Shitja e armëve për Egjiptin dhe të drejtat e njeriut, dy çështje të ndryshme

SHBA: Shitja e armëve për Egjiptin dhe të drejtat e njeriut, dy çështje të ndryshme

nga Shekulli Agency

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price tha se shitja e armëve për Egjiptin dhe shqetësimet e tyre që kishin për të drejtat e njeriut atje, janë dy çështje të ndryshme.

Zëdhënësi Price në konferencën e përditshme për media në lidhje me shitjet e armëve me vlerë prej 200 milionë dollarëve që administrata amerikane miratoi dje për Egjiptin tha se kanë ndjekur nga afër dhe seriozisht lajmin se familja e shtetasit amerikan dhe aktivistit egjiptian Muhammed Sultan u arrestuan në Egjipt.

Duke theksuar se ata kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me të drejtat e njeriut dhe demokracinë, jo vetëm për Egjiptin, por për të gjitha vendet me të cilat ata janë në kontakt, Price tha se “Ne jemi të përkushtuar për të mbështetur përpjekjet e Egjiptit për vetëmbrojtje, por ne gjithashtu theksojmë se demokracia dhe të drejtat e njeriut janë kthyer në vijën e parë të politikës amerikane.

Ai tha se shitja e armëve në vendet e huaja mori formë në fund të një procesi të gjatë dhe shtoi se shitja e armëve nuk do t’i pengonte ata të shprehnin shqetësimet e tyre për të drejtat e njeriut.

“Ju keni dëgjuar dje që unë vendosa lajmin në axhendë në lidhje me familjen e Mohammed Sultan. Ne nuk do të tolerojmë sulme dhe kërcënime nga qeveritë e huaja kundër qytetarëve amerikanë dhe familjeve të tyre”, tha Price.

Administrata e Joe Biden kishte lënë në pritje çështjen e ngritur nga ish-kryeministri i Egjiptit, Hazem El Beblawi në SHBA për mosndëshkim në çështjen e torturave kundër aktivistit, Mohammed Sultan.

Aktivisti i SHBA-së, Mohammed Sultan, djali i njërit prej liderëve të Lëvizjes Vëllazëria Muslimane, u arrestua dhe u dënua me 25 vjet burg në vitin 2013 në çështjen e “Dhomës së operacionit Rabia”. Sultan pas një greve urie 400-ditore në Egjipt, u lirua nga burgu në maj 2015 dhe u dërgua në SHBA.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies