Fillimi Ekonomi“Air France-KLM” shënon humbje prej 7.1 miliardë euro në vitin 2020

“Air France-KLM” shënon humbje prej 7.1 miliardë euro në vitin 2020

nga Shekulli Agency

Partneriteti “Air France-KLM” ka shënuar humbje prej 7.1 miliardë euro vitin e kaluar si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton (AA).

“Air France-KLM” njoftoi se të hyrat e kompanisë ishin 11.1 miliardë euro në vitin 2020, ku shënoi një rënie prej 59 për qind krahasuar me një vit më parë.

Gjithashtu thuhet se kompania humbi 7.1 miliardë euro vitin e kaluar si pasojë e pandemisë, pasi pandemia kishte një efekt të paparë mbi kompaninë.

Më tej thuhet se numri i udhëtarëve u ul me 67.3 për qind vitin e kaluar dhe se tremujori i parë i këtij viti do të jetë i vështirë si rezultat i kufizimeve të udhëtimit të vendosura për shkak të COVID-19.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies